Senati amerikan i dha Presidentit Donald Trump fitoren më të madhe legjislative deri më tani, duke votuar në favor të projektligjit për reformin e sistemit të taksave, disa orë pasi edhe Dhoma e Përfaqësuesve i dha dritën jeshile.
Republikanët gëzojnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Procedura kërkon që projektligji të shkojë edhe një herë në Dhomën e Përfaqësuesve për aprovimin final. Kritikët e shohin paketën si një dhuratë për super të pasurit, por republikanët këmbëngulin se ulja e taksave për korporatat, bizneset e vogla e individët do të nxisë rritjen ekonomike. Zv/presidenti amerikan Mike Pence drejtoi votimin e më pas shpalli rezultatin.
“Votat pro janë 51, ato kundër 48. Projektligji i shkurtimit të taksave dhe punës miratohet”, tha Pence.
Menjëherë pas njoftimit të rezultatit protestuesit në galerinë publike të Senatit filluan të thërrisnin “Kill the bill” (vriteni projektligjin). Ata u shoqëruan jashtë nga forcat e sigurisë. Lideri i demokratëve, Chuck Schumer paralajmëroi republikanët se do të paguanin një çmim për legjislacionin e tyre të tmerrshëm, siç u shpreh, në zgjedhjet e mesit të mandatit vitin e ardhshëm.
Më herët, 12 republikanë dhe të gjithë demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve e kundërshtuan projektligjin, por e miratuan atë me 227 vota pro e 203 kundër mes ovacioneve e duartrokitjeve të republikanëve, transmeton tch. Kryetari i Dhomës, Paul Ryan tha: “Sot ne po u kthejmë paratë e tyre popullit të këtij vendi. Fundja fundit, këto janë paratë e tyre”.
Projektligji redukton në mënyrë të përhershme nivelin e taksave për korporatat nga 35 në 21%, e gjithashtu përkohësisht edhe taksat për individët. Megjithatë, komisioni i përbashkët mbi taksimin pretendon se legjislacioni do të rrisë me 1.4 trilionë dollarë borxhin prej 20 trilionësh të vendit, përgjatë 10 viteve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditën tri shtete të SHBA-së

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi