Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se nga data 1 prill 2015, të gjithë konsumatorët të cilët dëshmojnë marrjen e kuponëve fiskal, do të përfitojnë para.
Sipas ATK-së, bazuar në legjislacionin tatimor, pas çdo shitje konsumatorit duhet t’i jepet dëshmia për mallin apo shërbimin e paguara.
“Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 1/2015, për të gjithë konsumatorët, që grumbullojnë kuponët fiskal dhe si të tillë i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, do të aplikohet rimburismi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal në muajin pasues të çdo tremujori, sipas këtyre kritereve:
Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 250 euro deri në 500 euro, do të rimbursohen në vlerën 10 euro. Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 501 euro deri në 800 euro, do të rimbursohen në vlerën 15 euro. Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kupon dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800 euro do të rimbursohen në vlerën 20 euro”, thotë ATK-ja në njoftimin saj, transmeton Telegrafi.
“Klientët do të dërgojnë kuponët fiskal në Regjionin më të afërt të ATK-së, në pliko të mbyllura me të dhënat personale dhe numrin e xhirollogarisë personale në njërën nga Bankat Komerciale në Kosovë. Pra, dorëzimi i plikove të mbyllura me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajit Prill, Maj dhe Qershor, do të të dërgohen në ATK, duke filluar nga data 01.07.2015 deri më 31.07.2015”.
Në këtë mënyrë, siç raporton Telegrafi, në baza tremujore konsumatorët do të kenë mundësi për të kërkuar rimbursimin edhe për periudhat tjera, pra duke dërguar plikot brenda muajit pasues pas çdo tremujori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri