LAJMI I FUNDIT:

Fiorentina mendon të angazhojë Dungan

Fiorentina mendon të angazhojë Dungan

Sipas mediave në Itali, ekipi i Fiorentinës do të përpiqet ta angazhojë trajnerin e kombëtares së Brazilit, Dunga, nëse Cesare Prandelli vendos të largohet në fund të sezonit.

Spekulimet për një largim të Prandellit nga Fiorentina janë gjithnjë e më të zëshme pas eliminimit të italianëve nga Liga e Kampionëve prej Bayern Munichut.

Prandelli edhe më herët është përmendur si një prej pasuesve të mundshëm të Marcelo Lippit në stolin e përzgjedhësit të kombëtares së Italisë, por së fundi ai më fuqishëm lidhet me një kalim në Juventus.

La Repubblica shkruan se drejtuesit e Violas tashmë janë duke kërkuar një trajner të ri dhe kanë bërë një listë të trajnerëve të mundshëm. Spekulohet se Dunga është në maje të listës, së bashku me Massimiliano Allegri, Luigi Del Neri dhe Roberto Donadoni.


46-vjeçari Dunga gjatë karrierës së tij kaloi katër vite në Fiorentina dhe rikthimi në Firencë mund të jetë ide tërheqëse për të./Telegrafi/