LAJMI I FUNDIT:

Finalja Kombëtare e Red Bull Kart Fight Albania 2013

Finalja Kombëtare e Red Bull Kart Fight Albania 2013

Pas tri etapash kualifikuese, katër javësh garë dhe rivalitet mes 200 garuesish, më 1 qershor u zhvillua Finalja Kombëtare e Red Bull Kart Fight Albania 2013.

23-vjeçari nga Suhareka, Agim Berisha, është kurorëzuar me titullin Kampion në këtë garë shpejtësie me makina Go-Kart, të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, nën mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Përgjatë gjithë muajit maj janë zhvilluar raundet kualifikuese të Red Bull Kart Fight Albania, te Katodrom 3 në Vaqarr, ku është vënë re një interes dhe pasion i jashtëzakonshëm nga të rinjtë për këtë disiplinë sportive. Edhe pse herë pas here moti i keq i ka shoqëruar gjatë garave, kjo nuk ka ndalur aspak hovin e tyre, duke qenë gjithmonë entuziastë dhe plot adrenalinë në garë.


Koha më e mirë e realizuar gjatë tri etapave kualifikuese është shënuar nga Mariglen Tufa, me 41 sekonda e 49 të qindtat.

Sipas rregullores së konkurrimit, nga secila etapë kualifikuese janë përzgjedhur tetë finalistë, pra 24 garues në total, të cilët morën pjesë në Finalen Kombëtare të Red Bull Kart Fight Albania, më 1 qershor në sheshin “Nënë Tereza”.

Tre emrat që u ngjitën në podium gjatë kësaj gare janë:
1. Agim Berisha
2. Julian Cami
3. Olsi Gjoshi

“Kam vetëm dy vjet që praktikohem me makina Go-Kart. Jam mjaft i emocionuar që vij marr pjesë në një garë në Shqipëri dhe shpallem kampion. Fillesat me këtë sport i kam në Suharekë, ku pas hapjes së një kartodromi, fillova të shkoj dhe të praktikohem rregullisht. Çfarë më tërheq më shumë në këtë disiplinë sportive janë manovrat dhe shpejtësia që e karakterizojnë”, ka deklaruar fituesi Berisha, teksa mbante në dorë edhe trofeun e garës.

Më i riu në këtë garë ka qenë konkurrenti nga Tirana, 15 vjeçari Jualian Cami, i cili është ngjitur në vendin e dytë në podium.

Lista me emrat e 24 të kualifikuarve që kanë garuar në Finalen e Red Bull Kart Fight Albania 2013:
1. Olsi Gjoshi
2. Devis Toti
3. Kreshnik Marici
4. Elton Shkurta
5. Julian Sami
6. Klodian Voko
7. Klodian Maloku
8. Indri Hoxha
9. Elton Milla
10. Besmir Kolasi
11. Shpend Sevdaraj
12. Dhimitër Pema
13. Eni Zizolli
14. Kristi Selaj
15. Agim Berisha
16. Mariglen Xhaferri
17. Mariglen Tufa
18. Sterjon Millo
19. Sidrid Deda
20. Adriano Bermuca
21. Rei Qendro
22. Gentian Shaqiri
23. Andi Zeqiri
24. Gregorio Trako

Fituesi i kësaj gare, Agim Berisha, do ta përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën në Red Bull Kart Fight World Finals 2013.

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Mësohet se pse Sergio Conceicao ishte i inatosur me lojtarët e tij - ata festuan deri në mëngjes para ndeshjes

Serie A
Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe  shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

La Liga
Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Gjyqtari Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit anglez

Premier League
Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bayern Munich me transferim të papritur: Afron në ekip zëvendësuesin e Neuer

Bundesliga
Kalo në kategori