LAJMI I FUNDIT:

Fillon edicioni i gjashtë i Festivalit i Animacionit – “Anibar”

Fillon edicioni i gjashtë i Festivalit i Animacionit – “Anibar”

Në qytetin e Pejës, sonte fillon Festivali i Animacionit “Anibar” që përfshinë kryesisht filma të animuar dhe punëtori të ndryshme.

Filmat që janë në konkurrim, do të shfaqen në katër kinema të ndryshme, përfshirë edhe kinemanë tek liqeni.

Shikuesit do të kenë mundësinë e veçantë, të shohin filma teksa lundrojnë me barkë.

Prej sonte, më 20 gusht e deri më 26 gusht, dashamirët e animacionit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e shumë punëtorive, transmeton Telegrafi.


Në këto organizime do të ketë ligjërata dhe debate, që mbahen nga figura kompetente në fushën e artit.

Pas shfaqjes së filmave, pjesëmarrësit kanë mundësi të shijojnë after-party, me këngëtarë dhe DJ të ndryshëm.

As këtë vit nuk mungon kampi, ku që tani janë hapur tendat dhe po i presin pjesëmarrësit e festivalit. /Telegrafi/