LAJMI I FUNDIT:

Fier, burg pa afat për vrasësin e kambistit

Fier, burg pa afat për vrasësin e kambistit

Gjykata e Fierit dha të enjten masën e sigurisë burg pa afat për autorin e vrasjes së kambistit, ditën e dielë, në qendër të qytetit.

Trupi gjykues la në burg Dilaver Adushajn, i cili akuzohet për vrasjen e kambistit 50 vjeçar Ethem Spahia. 25 vjeçari Adushaj qëlloi me thikë kambistin dhe e la të vdekur në vend, dhe më pas kërcënoi se do të vriste veten.

Policia e Fierit bindi 25 vjeçarin të dorëzohej dhe e arrestoi atë. /Telegrafi/