LAJMI I FUNDIT:

FHK zgjodhi më të mirët

FHK zgjodhi më të mirët

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shpallur të martën më të mirët nga kjo degë e sportit për vitin 2011.

Hendbollsitja më e mirë pionere u zgjodh Stina Shabani (Drita), ndërsa në konkurrencën e meshkujve Rron Ramadani (Kastriot). Kadetja më e mirë është Ernesa Kqiku (Drita), ndërsa ndër kadetët u veçua Oltion Beshiri (Prishtina). Juniori më i mirë u zgjodh Kastriot Jupa (Vëllaznimi).

Gjyqtarët më të mirë të vitit 2011 është dyshja Arsim dhe Erdoan Vitaku. Trajneri më mirë i vitit u zgjodh Sami Çerkini (Kastriot), ndërsa punëtori sportiv, Ali Berisha nga Gjakova.

KLUBET E VITIT 2011


KH BESA FAMIGLIA – konkurrenca e pioniereve
KH DRITA (Gjilan) – konkurrenca e pioniereve
KH PRISHTINA – konkurrenca e kadetëve
KH DRITA (Gjilan) – konkurrenca e pioniereve
KH PRISHTINA – konkurrenca e juniorëve
KHF PRISHTINA – konkurrenca e femrave
KH KASTRIOTI – konkurrenca e meshkujve

Hendbollistja më e mirë e vitit 2011 u shpall Mimoza Xhemajli (Kastriot), ndërsa hendbollisti më i mirë Kreshnik Krasniqi (Besa). /Telegrafi/

FHK shpall më të mirët

Federata e Hendbollit të Kosovës nesër do të shpallë më të mirët nga kjo degë e sportit në Kosovë për vitin 2011.

Ngjarja do të zhvillohet nesër (e martë), me fillim prej orës 14:00 në “Sheshin 21” në Prishtinë.

Komisioni tashmë ka përfunduar punën e tij për përzgjedhjen e më të mirëve, ndërsa rezultatet e kësaj pune publikohen vetëm nesër.

Ky aktivitet organizohet për të 12-tën herë radhazi më të cilin përmbyllet një vit garues në hendboll. /Telegrafi/