LAJMI I FUNDIT:

FFK ‘le pa punë’ Afrim Muçiçin

FFK ‘le pa punë’ Afrim Muçiçin

KF “Vëllaznimi” është ndëshkuar me një lojë pa praninë e publikut, për shkak të lëshimeve në derbin përballë Prishtinës, ndërsa Afrim Muçiçit i ndalohet për gjashtë muaj të ushtrojë çfarëdo funksioni në KF Prishtina.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për të ndëshkuar ekipin gjakovar për shkak të ‘trazirave’ në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina. Por më së shumti ka pësuar nënkryetari i ekipit prishtinas, i cili për gjashtë muaj nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë asnjë funksion në klub në aktivitet të cilat i organizon FFK-ja.

“(Komisioni Disiplinor i FFK-së) ka ndëshkuar me 6 muaj mosushtrim të funksioneve në klub në gjithë aktivitetin që organizon FFK-ja (ndeshjet kampionale të kupës dhe të tjera) Afrim Muçiçin nënkryetar i KF ‘Prishtina’ për shkak të deklaratave të pabaza dhe fyese kundër FFK-së”, thuhet në deklaratën e Federatës kosovare të futbollit.

“Po ashtu KD ka ndëshkuar lojtarin e KF ‘Flamurtari’ Burim Fejza me dy ndeshje moslojë si dhe gjyqtarin Agim Rexhepi për shkak të notimit me notë të dobët me 5 ndeshje mosreferim”, shkruhet më tej në deklaratë. /Telegrafi/