LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Park kyç në fitoren tonë

Ferguson: Park kyç në fitoren tonë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se golashënuesi Park Ji-Sung ishte lojtari kyç në fitoren e mbrëmshme ndaj Milanit.

Jug-koreani Park ishte caktuar me detyrë për të bllokuar mesfushorin Andrea Pirlo, një detyrë për të cilën ai u kujdes në mënyrë të përkryer. Duke mos pasur kohë dhe hapësirë me top, Pirlo ishte i bllokuar për t’u lidhur me sulmin e Milanit.

“Park ishte kyç në lojën tonë. Ne mund flasim për Rooney, dhe ai ishte i shkëlqyeshëm, por disiplina, inteligjenca dhe sakrifica e Park e fitoi ndeshjen taktike. Pirlo është një lojtar shumë i rëndësishëm për ta”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/