LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Chelsea favorit për titull

Ferguson: Chelsea favorit për titull

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, u shpreh të jetë i zhgënjyer me humbjen ndaj Chelseat, duke akuzuar për një moment arbitrit e takimit, ndërkohë që njëherit thote se Chelsea është favorit për titull.

“Chelsea ishte ekipi më i mirë në pjesën e parë pa kurrfarë dyshimi, por në të dytën u përmirësuam dhe ishim të pafat për të marrë së paku një pikë. Ndoshta në Old Trafford ne gjithnjë mendojmë se mund të kthejmë rezultatin dhe ta shpëtojmë takimin. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi sot (e shtunë)”.

“Çfarë nuk mund të kuptoj është gjyqtari anësor, që ishte përballë Drogbas, pa asnjë lojtar pranë tij. Asnjë njeri përpara tij dhe ai e huq këtë pozitë jashtë loje? Vërtetë, ndeshja ishte e një magnitude që pati nevojë për arbitra kualitativë, por sot ata nuk ishin të tillë. Paraqitje shumë e dobët. Kur e pashë që Mike Dean është gjyqtar kryesor më duhet të pranoj se pata dyshime, por njerëzit tjerë duhet ta kritikojnë atë, jo unë”.

“Chelsea është tani favorit, pa kurrfarë dyshimi – me pesë ndeshje të mbetura, dy pikë dhe me katër gola diferencë ata janë para nesh. Ata janë të parët dhe favoritët absolut, pa kurrfarë dyshimi”, deklaroi Ferguson për Sky Sports pas ndeshjes. /Telegrafi/