“Fenomeni i drurit” në mesin e partive shqiptare në FYROM!
Shqiptarët në trevat e tyre në FYROM, të mbetur në udhëkryqin goditës të robërisë si asnjëherë më parë, pikërisht për shkak vasalitetit ndaj unitarisë vrastare të pushtuesit, gjegjësisht bashkëpunëtorëve të devotshëm, të cilët marrin pushtete falë stërvitjeve në oborrin dhe kuzhinat e okupatorit sllav për të qenë ata të pushtetshëm e populli i pushtuar. Bile edhe sot, në kohën kurë e gjithë bota për herë të dytë përqendron vëmendjen në golgotën e Ballkanit, e në veçanti kah procesi i zgjidhjes të një padrejtësie të moçme mbi popullin më të lashtë të këtij gadishulli, ata sërish i gjejmë të papjekur, të pakoordinuar për mos me thëne të papërgatitur për atë se çka duhet bërë!
Në realitetin e sotshëm të politikbërjes shqiptare në FYROM, mundët çdokush të konstatoj profilin këmbëngulës të partive shqiptare, për të mbetur në pushtet dhe për të përfituar nga i njëjti, pa mos mbajtur llogari për misionin e çështjes shqiptare, për të cilën, kanë dhënë jetën heronjtë dhe dëshmorët e anatemuar, të burgosurit e ndërgjegjes, të shpërndarit nëpër diasporë, deri tek nënat shamizeza që pritën në prag dhe ëndërruan një ditë lirie e pavarësie. Një ditë bashkimi! Përkundër përpjekjeve racionale dhe hyjnore për të arsyetuar këtë sakrificë të dhimbshme dhe mjaftë humane, me një politikë konstruktive dhe nacionaliste, partitë tona të gjithë potencialin e vetë e vendosën në shërbim të dallkaukëve të profilizuar si politikanë, e të përkrahur nga klanet partikulare të pushtetit që shqiptarët i projektojnë si copa të ndara! Duke i goditur ata me tirani shtypëse si në planin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, si dhe në planin integral! Në një situate të tillë, është mjaftë vështirë të kuptohet se nga kush u vijnë goditjet e papërballueshme shqiptarëve, nga politika defensive dhe vasale e subjektit shqiptar të akomoduar në sistem, apo nga sistemi i cili përdor të gjitha mekanizmat shtetërore me botëkuptime asimiluese dhe praktika etnocidi në të gjitha nivelet e nënsistemet e frymëmarrjes dhe shtrirjes së shqiptarëve në FYROM !?
Ajo, që ende më shumë sot për sot, i brengos shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë, është se politika aktuale shqiptare duke qenë mire e informuar për të kaluarën e popullit të vetë, dhe për atë se pikërisht shqiptarët e kësaj ane, që nga 1946 e deri më sot, kanë qenë në shënjestër të poligonit përndjekës dhe atij të ndëshkimit, vetëm e vetëm se këta të fundit nuk kanë pranuar legjitimitetin dhe sovranitetin e të huajve mbi trojet e veta autoktone dhe se të njëjtit edhe sot e kësaj dite e refuzojnë këtë model, të qenit qiraxhinj në shtëpinë e vetë. Përkundër këtij argumenti dhe mesazhi mjaft njerëzor që buron nga zemra e çdo shqiptari në FYROM-in e mallkuar, ata, respektivisht partitë politike edhe në këtë kohë veprojnë sipas urdhrave të padronit. Ti integrojnë shqiptarët e robëruar me një shtet unitar, i cili, ka një kapital të veprimit shtypës dhe gjenocidi kundër shqiptarëve gjatë qeverisjes ish-jugosllave, por, me të njëjtën ndjenjë të kritereve dhe parimeve, ky shtet e pushtet vazhdon edhe dita sot. Në këtë kontekst qartazi shihet animoziteti i parimeve racionale në mes qytetarit shqiptar dhe politikanit shqipfolës! Ky dallim qoftë në veprim, mendim apo realizim tash më dita ditës merr edhe forma institucionale, gjegjësisht në njërën anë kemi partinë, që sa herë që shteti i merr në prehrin e vetë, ata mundohen të bindin opinionin shqiptar në FYROM, se kërkesa e ribashkimit me Shqipërinë dëmton procesin e integrimit në EU, ku ne të gjithë kushtimisht gjithnjë sipas tyre edhe do të “bashkohemi”, dhe nga ana tjetër kemi popullin shqiptar të vetëdijshëm se këta të fundit ia fusin kot përrallave të bashkimit në EU, dhe me këmbëngulje presin që politikanë e tyre së paku t’i kthehen realitetit aktual dhe t’i bashkëngjiten kësaj radhe popullit, i cili si duket i lodhur nga politika mistike dhe neomaterialiste, bindshëm dhe qetë hapëron me kohën dhe situatën e krijuar konform vullnetit të shqiptarit në Tiranë e Prishtinë, që t’i thotë një PO, bashkimit kombëtar, përpara bashkimit evropian!
Përveç kësaj, kërkesën e këtij populli për pavarësi e bashkim, e arsyetojnë jo vetëm pasojat dhe plagët e marra përgjatë një shekulli, por edhe niveli i mirëqenies së keqësuar, partikularizmi, si dhe rrezikshmëria e ekzistencës biologjike si tërësi kompakte. Shqiptarët thjeshtë nuk mundët të gëlltisin versionin e bashkëjetesës me ata që për një shekull krijonin dhe krijojnë mekanizmat e margjinalizimit, duke i larguar shqiptarët nga rrjedha e zhvillimit, me qëllim etnocidi. Andaj partitë politike sot kanë një problem të madh në raport me votuesit e tyre. Të jesh sot përballë kërkesës reale të shqiptarëve në Ballkan, për partinë shqiptare nw FYROM paraqet një hall të madh, ngase këta, o duhet të ndryshojnë kursin e të qenit të lakmuarit e padronit, o duhet të përgatisin platformë për defokusim të vullnetit shqiptar në FYROm, pra ose do të duhet që t’i lënë kolltukët sllavë dhe të fillojnë të mendojnë ashtu siç do u thotë votuesi!
Në këtë drejtim siç duket politikëbërësit shqiptarë kanë zgjedhur që t’i mbajnë kolltukët dhe në të njëjtën kohë të jenë të lakmuar nga shteti e pushteti, ngase të njëjtit shpeshherë me veprimet e tyre kanë dëshmuar se shqiptari shqiptarit më lehtë i shitet i fortw e patriot, e përpara të huajve bëhen bretkosa, lepuj e paqësorë! As që dua të përmendi sajesat e ca kuvendeve në mes kryetarësh, vasalësh dhe dallkaukëve nën patronatin e një kryeministri super nazist dhe presidenti jolegjitim, të cilët hapur flasin, mendojnë dhe veprojnë anti-shqiptarisht, anti-vlerave euro-amerikane. Kjo është bile edhe një arsye që shqiptarët hapur të flasin hapur, për kontekstin historik e politik, ashtu siç kanë të drejtë të çojnë zërin e arsyes deri te mekanizmat e drejta ndërkombëtare, që shqiptarët të integrohen me shqiptarët, Jo shqiptarët të okupuar e të ndarë, të nisen në luftëra për të integruar kombe pa identitet, por përkundrazi ashtu siç janë natyror, po aq, kanë të drejtën e tyre për të qenë të bashkuar me Shqipërinë dhe Kosovën, prej të cilave padrejtësisht u ndanë! Ndërsa të tjerët le të integrohen ku të duan, por jo me shqiptarë dhe jo mbi dinjitetin dhe tokat e tyre.
Por, prapë politikanët e këtushëm e kanë si problem të kuptojnë këtë, edhe përkundër rezultateve nga anketat e institucioneve mjaftë relevante, ku qartë shqiptarët shprehin vullnetin e tyre për bashkim e vetëvendosje. Ata vazhdojnë që në terrenin tonw të liferojnë propaganda dhe platforma nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm të mos e prishin rehatinë në godinën autoqefale të ortodoksisë unitare sllavo-maqedonase. Ata vazhdojnë që ta ushqejnë opinionin vendas me aq shumë oferta politike të ngjashme, por që dallojnë vetëm për nga stili transmetimit të të njëjtave në eterin shqiptar, sa që ndonjëherë fillon edhe të besosh se diçka po zihet? Ata në këtë mënyrë krijojnë mjegullën para elektoratit, me qëllim krijojnë oferta me vokabularë romantiko-patriotik që të blejnë kohë dhe më vonë edhe t’i traumatizojnë të njëjtit, respektivisht ata nëpërmjet ofertave irracionale po krijojnë pasqyrë të rrejshme, apo më mire me thënë në këtë mënyrë ata para syve të shqiptarëve krijojnë të ashtuquajturën “Fenomenin e drurit”, “…nga gjethet e shumta nuk mund të dallosh degën dhe frutën”. Në këtë rast politikanët shqiptarë me kësi soj ofertash politike, siç duket qëllimisht blejnë kohë nga elektorati i ndërgjegjshëm duke ofruar surrogate platformash dhe shpikje të kota juridike vetëm e vetëm për ta paraqitur procesin e devotshmërisë politike drejtë bashkimit për pavarësi si fenomeni i “mollëve të ndaluara” për ne!
Dhe për në fund, meqë jemi në prag të kremtes së 28 nëntorit të radhës, ditës së flamurit, dua t’i përkujtoj partitë tona, se 28 nëntori nuk është vetëm dita flamurit, por është edhe dita e përgjegjësisë, është dita kurë çdokush nga ne duhet t’i përgjigjet pyetjes, çka bëra unë për Shqipërinë? Kur e dijë se me vendimet e ambasadorëve në Londër ajo humbi Kosovën, Çamërinë, Iliridën dhe Malësinë, Shqipëria humbi krahët, mushkëritë, zemrën, ajo mbeti e vetme dhe e lënduar, si një loke e mjeruar për fëmijët e sajë të humbur! Çka bëri kjo politikë për gjuhën shqipe, për kulturën shqiptare, për flamurin shqiptar, etj. etj? Më në fund do ta mbyll këtë shkrim timin me një citat të At Gjergj Fishtës, si mesazh për politikën shqiptare në FYROM: “flamuri shqiptar, nuk ka çka bën ndër ne, poqese nuk kemi dashni për atdhe…”
(Autori është koordinator politik në LDSH)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?