LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni “El nino” pritet të prekë Shqipërinë, meterologët: Do ketë mot ekstrem

Fenomeni “El nino” pritet të prekë Shqipërinë, meterologët: Do ketë mot ekstrem

“El nino” fenomeni i cili e ka origjinën në ujrat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vite do të sjell ndryshime të klimës. Meterologët sqarojnë se ky fenomen do të sjellë një rritje të temperaturave.

“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.

Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomentit ‘El nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.


Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikanja Lajda Porja.

“El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.

“Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.

Pasojat e fenomenit ’El nino’ ende janë të ndjeshme. Por sipas meteorologëve duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe Shqipëria do të ndikohet prej tij duke na bërë që të përjetojmë ngajrje ekstreme të motit me një shkallë agresiviteti, që nuk i kemi parë ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori