LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët gjithnjë e më të rrezikuar nga rakitizmi

Fëmijët gjithnjë e më të rrezikuar nga rakitizmi

Shkak i rikthimit të sëmundjes viktoriane: videolojërat

Fëmijët joaktivë që shpenzojnë shumë kohë në shtëpi duke luajtur videolojëra, janë në rrezik të madh për t’u prekur nga rakitizmi, paralajmërojnë mjekët. Sëmundja e epokës viktoriane rrezikon të përhapet gjithnjë e më tepër me rritjen e numrit të të rinjve që kanë mungesë të vitaminës D.

Sëmundja ndër të tjera shkaktohet pikërisht nga mungesa e ekspozimit në diell, që është burimi kryesor i kësaj vitamine. Rakitizmi shkakton dobësim dhe zbutje të kockave, që arrin në këmbë dhe shpinë të harkuar.

Mendohet se fëmijët që në vend që të luajnë jashtë, shpenzojnë shumë kohë në shtëpi duke luajtur videolojëra, janë tepër të rrezikuar nga kjo sëmundje.


Studiuesit, madje e shohin si të tepruar edhe përdorimin e kremrave me faktor mbrojtës, të paktën në oraret kur rrezatimi nuk është shumë i rrezikshëm. Sipas tyre, mbrojtja kaq e theksuar na pengon të përthithim dobitë e ekspozimit në diell.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori