Kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, u bëri një lloj “oferte” konsumatorëve, që të gjejnë energji me çmime më të favorshme në tregun e hapur.
Megjithëse në Kosovë janë zyrtarisht 19 furnizues, tregu është i dominuar nga KESCO – dhe bazuar në këtë ZRrE-ja e ka licencuar atë si Furnizuesi të Shërbimit Universal, duke mundësuar tarifa të rregulluara.
Ky dominim buron nga marrëveshja për furnizim me shumicë, në kuadër të privatizimit të distribucionit dhe furnizimit, e cila e obligon KEK-un t’i shesë KESCO-s tërë sasinë e prodhuar, përveç kur nuk ka kërkesë.
Për më se një dekadë, kompania publike i shet energji elektrike asaj private me çmim prej 29.5 euro për megavat/orë.
Bazuar në çmimet në fuqi, për konsum vetëm me tarifën ditore, KESCO-ja ua shet konsumatorëve shtëpiakë sasinë e njëjtë për 88.90 euro – ndërsa në një kombinim 60-40 me tarifën e natës, për 62.26 euro.
Në së paku tre raportet e fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, marrëveshja e furnizimit me shumicë KEK-KESCO konsiderohet si bllokadë në liberalizimin e tregut – teksa përsëritet rekomandimi për heqje dhe ristrukturim të saj.
Në Prill 2024, kreu i ZRrE-së kishte thënë se janë të pafuqishëm në raport më këtë rekomandim, që është pjesë e Planit Kombëtar për Integrim Evropian.
“Ajo (marrëveshja KEK-KESCO për furnizim me shumicë) është pjesë e procesit të privatizimit. I vetmi institucion që është përjashtuar nga ajo marrëveshje është ZRRE-ja, dhe si e tillë e ka të pamundur me e bë ndonjë ndryshim”, ka deklaruar Ymer Fejzullahu.
Një vit më pas, ZRrE nisi liberalizimin e tregut jo nga operatorët por nga konsumatorët, duke vendosur që ata me më shumë se 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim të dalin në treg të hapur, nga 1 qershori.
Ky veprim vlerësohet i nxituar dhe i papërgatitur.
“Tregu i liberalizuar energjetik ka shumë përgatitje për të cilën është në pikën zero – ZRrE-ja dhe Qeveria ose institucionet – është dashur ta përgatisin tregun për ta liberalizuar. Liberalizimi i tregut ka kuptim kur bizneseve u ofrohen kushte tjera më të mira, në këtë rast është me hile shumë”, ka deklaruar Hamdi Malushaj, njohës i sektorit të energjisë, transmeton Dukagjini.
Dominimi aktual në treg, sipas Hamdi Malushajt nga Dhoma e Tregtisë, nuk lejon liberalizim.
“Na e kemi shitë të drejtën në energji, edhe është shitë 1 miliardë euro për 26 milionë euro, me gjithë komponentat kontraktuale që s’janë transparente asnjëherë që janë shumë më të mëdha se kostot e aseteve që i kemi shitë, kemi shitë të drejtën. Edhe tash jemi energjetikisht të robëruar”, ka theksuar ai.
Këtë vit, krahas “liberalizimit të tregut” për konsumatorët komercialë të mëdhenj, pritet edhe ngritja e tarifave në shërbimin universal për 15%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata