LAJMI I FUNDIT:

FBK-ja, policia dhe klubet me strategji kundër huliganizmit

FBK-ja, policia dhe klubet me strategji kundër huliganizmit

Pas dy takimeve radhazi mes të FBK-së, Policisë së Kosovës dhe disa nga përfaqësuesve të klubeve janë arritur marrëveshje konstruktive për eliminimin e huliganizmit dhe organizmin e rregullt të ndeshjeve të BKT Superligës së Kosovës.

Propozimi më i mirë dhe i vlefshëm erdhi nga Policia e Kosovës, e cila e prezantuar nga zyrtari i lartë, rreshter Bajram Shabani, propozoi një mori idesh të cilat gjetën përkrahjet e përfaqësuesve të klubeve dhe të FBK-së.

Shabani tha se prioritet i PK-ës është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, ndërsa nga përfaqësuesit e klubeve kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes klubeve dhe tifozëve për kompetencat dhe përgjegjësitë. Ai po ashtu kërkoi edhe vendosjen e karrigeve stabile dhe kamerave për identifikim, ndarje fizike të tifozerive dhe tifoz-parket, kontrollimi i tifozëve para ndeshjes nga kompanitë private të sigurimit apo të policisë, si dhe klubet në vazhdimësi ta ngarkojnë udhëheqësin e tifozëve me përgjegjësi për veprimet e bëra gjatë ndeshjeve.

Një tjetër detyrë është edhe identifikimi i personave problematik nga ana e klubeve, ndërsa klubet në çdo ndeshje ta caktojnë personin i cili komunikon me policinë për çdo preventive rreth organizimit apo problemin që mund të ndodhë.


Për të gjitha këto propozime përfaqësuesit e klubeve të Sigal Prishtinës, Pejës, Sigkos Bashkimit dhe Trepçës ranë dakord dhe u zotuan se do të bëjnë maksimumin në përmbushjen e këtyre kërkesave që të ketë një organizim sa ma të mirë të ndeshjeve.

Në fund FBK mori vendim se kërkesat e Policisë së Kosovës për FBK-ën do të jenë urdhëresë për zbatim nga ana e nikoqirit të çdo ndeshje basketbolli. Ndërkohë mos pjesëmarrja e përfaqësuesve të klubeve të tjera të BKT Superliga është e pajustifikueshme dhe tregon seriozitetin lidhur me organizimin e klubit, mirëpo kompetencat për mbarëvajtje të ndeshjeve si nikoqirë nuk i përjashton nga përgjegjësitë dhe konkluzionet e dala nga ky takim.

Sekretari i FBK-së, Nazmi Paçarada tha e gjitha kjo po bëhet për t’u lehtësuar klubeve që bëjnë një organizim sa më të mirë.

“Federata është duke bërë gjithçka që është e mundur për t’iu lehtësuar klubeve organizimin e ndeshjeve. Si në preventivë ashtu edhe në vendime për eliminimin e dukurive negative ky ishte takimi i dytë me Policinë e Kosovës brenda dy ditëve, ndërsa ne do të vazhdojmë të kërkojmë takime edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kudo që ka nevojë por iu mbetet klubeve që të angazhohen maksimalisht në përmbushjen e të gjitha atyre çka kërkojnë rregullat e basketbollit dhe Policia e Kosovës në lidhje me mbarëvajtjen e garave”, deklaroi Paçarada për Zërin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ndërkombëtare
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi

Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi

Ndërkombëtare
Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A

Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A

Premier League
Kalo në kategori