LAJMI I FUNDIT:

Faleminderit Kosovë!

Viti 2012 shënon katër vjetorin e shtetësisë së Kosovës dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e shqiptarët e krahut lindor të Kosovës jetojnë akoma me idealet dhe amanetet e dëshmorëve të kombit për një bashkim kombëtar, për një “Shqipëri etnike”.

Por, si duket ëndrrat e atyre që ranë heroikisht për këto ideale nuk janë akoma të realizuara, më mirë të themi janë të keqinterpretuara dhe të destinuara keq, ngase jeta e shqiptarëve e ndarë në kufij politikë tregojnë një cenim të qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve. Pak kush e ka pasur idenë se pas kalendarit të vitit 1999 kufiri me Kosovën do ta humbas kuptimin klasik të kufijve vëllazëror, të paktën kur vjen në pyetje lëvizja e lirë e shqiptarëve, që jetojnë në anën tjetër të Kosovës me Serbinë. Me këtë gjest të autoriteteve kosovare vërtetohet akoma më shumë diagnoza se pushtetarët kosovarë si duket vuajnë nga amnezia.

Kosova sot është një shtet, realisht pa pjesët e saj: veriore dhe lindore. Ajo në veri vazhdon të përballet me barrikadat politike, kurse në lindje me taksat administrative, probleme këto të shkaktuara nga vetvetja. Për dallim nga pjesa veriore e cila vazhdon të jetë e paralizuar nga telashet, që i sjell Beogradi, pjesa lindore dëmtohet nga problemet artificiale, të cilat vijnë nga vetë qeveria kosovare.


Tashmë “Kosova Lindore” ka ngelur në udhëkryqin e servuar mirë si nga ana e Beogradit ashtu edhe nga ana e Prishtinës zyrtare.

Që nga janari i këtij viti Qeveria e Kosovës bëri ca ndryshime në vazhdën e bisedimeve me Beogradin, dhe caktoi një taksë për qytetarët e Serbisë, që duhet paguar për të hyrë në territorin e Kosovës. Kjo taksë me çmim marramendës erdhi si rezultat që caktoi Kosova si shenjë reciprociteti me Serbinë. Mirëpo, në fakt, ky reciprocitet i vendosur nga autoritet kosovare vlen respektivisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë vetëm pak kilometra nga kufiri me Kosovën.

Kjo tarifë taksore nuk vlen për serbët të cilat disponojnë tabela të makinave me targa te vjetra GL, UR dhe ata mund të hyjnë e të dalin kur të duan, sepse nuk kane nevojë për policat kufitare. Faleminderit Kosovë për murin e Berlinit!

Ky kufij mes shqiptarëve po e ngadalëson e vështirëson komunikimin e ndërsjellë vëllazëror. Nuk është vetëm taksa tarifore si pengesë për qarkullim të shpejtë dhe efikas, por edhe nevoja e pa nevojë e kërkesës së dokumenteve shtesë, që jepen gjatë kalimit, duke pritur në radhë të gjatë nëpër pikat kufitare të kufijve të improvizuar gjatë proceseve të integrimeve evropiane kur kufijtë e kanë humbur kuptimin klasik që kishin dikur e që kanë tashti.

Qytetarët shqiptarë gati se të gjithë ata që jetojnë në Serbi, janë të pajisur tashmë me letërnjoftime biometrike, të cilët posedojnë edhe mikroçipat, ndaj me kalimin e tyre në aparaturat policore identifikohet dhe caktohet shumë lehtë data e hyrje-daljes.

Po ky veprim po i shkon dikujt për shtati e më së paku shqiptarëve të Kosovës Lindore, të cilët duhet të paguajnë haraç, për t’i vizituar të afërmit dhe farefisin e tyre, qoftë për gëzime, qoftë për hidhërime.
Modeli i Shqiponjës me dy kokë e shumë flatra, simbolizon ndarjen e shqiptarëve në disa shtete dhe krahina. Mos vallë nuk qe i mirë, ngase shqiptarët të prirë gjenetikisht për ndasi, nuk është e çuditshme, që kësaj shqiponje t’ia nxjerrin një kokë nga prapa…!

Faleminderit Kosovë!

Në trend

Më shumë
Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, i drejtohet Jozit teksa e hoqi edhe unazën: Nuk e meritoja këtë

Magazina
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Gjesti thotë se nuk ka ndjesi për Xhenetën: Çfarë kam përjetuar unë tmerr, nuk ia bëj hallall

Magazina
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Kalo në kategori