Fakulteti i Mjekësisë dhe produktet e tij
Gjatë pesë viteve studimi në Fakultetin e Mjekësisë, përkatësisht në departamentin e Farmacisë, s’arrita ta bind veten se kjo degë ia vlen të mbetet e hapur edhe më tutje. Tani që po përfundoj studimet jam edhe më e bindur se e mira e të mirës do të ishte që këtij departament t’i vihej kyçi, derisa të përmbusheshin të paktën disa kritere bazë për ekzistencën e degës në fjalë.
Ky departament funksionon në hapësira tepët të ngushta. Sallat e ligjëratave – që më shumë ngjajnë me ato klasat e shkollave fillore, sesa me amfiteatrot e fakulteteve – nuk sigurojnë ulëse as për gjysmën e studentëve të regjistruar vitin e kaluar dhe para dy vitesh. Rrjedhimisht, studenti para se të vete në leksione, duhet të përgatis psikikën e tij për mundësinë e qëndrimit në këmbë, për dy orë me radhë, dhe të “pajiset” me një vullnet të fortë për të ndjekur ligjëratën qoftë edhe nga këndi më i pa përshtatshëm i vështrimit.
Mungesa e sipërfaqeve të sallave s’mbetet i vetmi problem. Ne fakt farmacia “mbijeton” edhe me një mori makroproblemesh.
Mungesa e laboratorëve funksionalë është një nga krye-makroproblemet e farmacisë, sepse kjo degë si një nga më specifiket e Fakultetit të Mjekësisë, i ka të domosdoshme ushtrimet laboratorike, krahas mësimeve teorike. Ata laboratorë që i takojnë departamentit (laboratorë ju thënçin), të cilat të krijojnë një lloj iluzioni të rrejshëm kinse punohet diçka, i kanë deficitare edhe elementet më esenciale. Edhe gotat laboratorike (gota të thjeshta qelqi), edhe epruvetat, edhe havanët, edhe biretat dhe pipetat dhe çdo lloj mjeti laboratorik është në deficit. E të mos flasim pastaj për substancat kimike që ose mungojnë tërësisht, ose në rastin më të mirë ndodhen në sasi minimale – diku në fundin e ndonjë shishe plastike të harruar në ndonjë qoshe.
Stafi akademik i përzgjedhur në jo pak raste me kritere të pashkruara, të vendosura në baza të nepotizmit, është problem tjetër që farmacisë më së paku i duhet në gjendjen që është sot. Dua të them që disa profesorë e sidomos asistentë të ardhur aty, për hatrin e “të mëdhenjve” dhe “VIP-ave” të Fakultetit të Mjekësisë, apo të pushtetit aktual politik, po i sjellin jo pak dëme studentëve të këtij departamenti, farmacistëve të ardhshëm… Niveli jo i mirë i përgatitjes së tyre akademike, shoqëruar me problemet e thëna më lartë, ndihmojnë formimin e pseudofarmacistëve dhe përgjithësisht ulin kualitetin e sektorit farmaceutik.
Në të tilla rrethana vazhdon punën departamenti i Farmacisë; në të tilla kushte formohen farmacistët tanë. Nga po ky departament dhe të tjerët e Fakultetit të Mjekësisë, që nuk qëndrojnë hiç më mirë, rrjedhin ato gabimet madhore të profesionistëve, pasojat e të cilëve shpesh dinë të jenë vdekjeprurëse për njerëzit.
Nga po ky sistem edukimi i prishur, rrjedhë edhe gjithë ai mosbesim që i ndjek nga pas qytetarët kur duhet të kërkojnë ndihmën e punëtorëve të shëndetësisë. Nga po i njëjti sistem, prodhohen farmacistë me shumicë, që ose mbeten të papunë, ose duhet të ushtrojnë profesionin e tyre si lexues recetash të shkruara me një shkrim vështirë të lexueshëm, dhe shitës produktesh shëndetësore. Sepse kaq mundësi ofron shteti për farmacistët!
Nga ana tjetër mbetet e pakuptueshme arsyeja e akreditimit të degës së Farmacisë. Më e logjikshme do të ishte sikur të mos akreditohej të paktën për disa vite, deri sa të arriheshin kondita më të volitshme për studim. Edhe sikur të mos pranoheshin studentë të rinj edhe pesë vitet e ardhshme, Kosova nuk do të “lëngonte” nga mungesa e farmacistëve, sepse ka mjaft të tillë.
Janë afërsisht 150 farmacistë kosovarë të regjistruar si të papunë, me gradën Mr. Ph., që vuajnë pasojat e shkollimit të tyre. Paradoksale, apo jo?!
Departamenti i Farmacisë jep produkte më shumë nga ç’ka mundësi t’i shfrytëzojë vendi. Prandaj, këto produkte edhe ashtu jo shumë cilësore mbesin pasive, shndërrohen në të padobishme, sepse ky vend s’ka politika të mirëfillta shëndetësore, sepse këtu mungojnë industritë farmaceutike shtetërore, në të cilat do të ushtronin profesionin e tyre Mr. Ph.-të, që me kalimin e kohës po shndërrohen në zanatlinj të zanateve të tjera më profitabile.
Kush përfiton nga e gjithë kjo?! Natyrisht jo studentët e farmacisë, jo taksapaguesit e rregullt, jo farmacistët e diplomuar, jo shteti i Kosovës…! Kush atëherë?!
Një pakicë njerëzish pa prirje futuriste, që jetojnë vetëm në të sotmen, që ushqejnë egon e tyre me pozitën e lartë shtetërore, dhe barkun me ushqimin e servuar nga taksapaguesit e devotshëm.
Një gjë e tillë do të duhej vlerësuar si problematikë e jashtëzakonshme, sepse janë pikërisht këta studentë të dalë nga Fakulteti i Mjekësisë, që pritet të japin kontributin e tyre ne trajtimin e shëndetit të popullatës. Por, bazuar në argumentet e mësipërme dhe duke parë që s’ka evoluim pozitiv në këtë drejtim, them t’i kushtojmë më shumë rëndësi shëndetit tonë, para se ai të na shkatërrohet nga profesionistët e shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re