Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara kanë marrë fund duke nxjerrë fitues republikanin Donald Trump.
Që në orët e vona të ditës së martë u bë e qartë se zoti Trump kishte siguruar votat e nevojshme elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Rivalja e tij, Hillary Clinton pranoi të mërkurën humbjen dhe përgëzoi kundërshtarin, duke uruar që ai të jetë “një president i suksesshëm për të gjithë amerikanët”. Urime i përcolli zotit Trump edhe Presidenti Barak Obama.
Trump siguroi një fitore thuajse të pamundur për t’u bërë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.
Biznesmeni miliarder, i cili u nënvleftësua gjatë gjithë fushatës, madje edhe u vu shpesh në lojë nga analistët dhe nga shtypi, siguroi 288 vota elektorale.
Kur të vijë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Trump do të jetë komandanti i parë i përgjithshëm që nuk është zgjedhur kurrë më parë në një post publik, nuk ka shërbyer në radhët e ushtrisë dhe nuk ka pasur asnjë post të lartë qeveritar. 70-vjeçari Trump do të jetë personi me moshë më të madhe i sapo-zgjedhur president.
Pas një fushatë të ndezur dhe shpesh me ofendime të ulëta dhe sulme personale, Trump u përpoq të rikthente një ton ripajtimi dhe uniteti:
“Zotohem para çdo qytetari të këtij vendi të jem president i të gjithë amerikanëve”, tha në fjalën para përkrahësve zoti Trump, pasi ishte konfirmuar fitorja e tij.
Deri në ditën e zgjedhjeve, mendohej se zonja Clinton do t’i fitonte zgjedhjet, pasi anketat e kishin favorizuar kandidaten demokrate shumicën e kohës.
Realiteti dëshmoi se anketat ishin gabuar dhe se zgjedhësit përqafuan kandidatin me mesazhin e një konkurrenti që nuk kishte të kaluar brenda qarqeve politike dhe si i tillë do të dinte ta ndryshonte Uashingtonin.
Ai arriti të shfrytëzonte irritimin e votuesve ndaj elitës politike të vendit dhe ankthin në lidhje me gjendjen e ekonomisë.
Fitorja e zotit Trump mbylli një prej fushatave më të kontestuara dhe më përçarëse në historinë amerikane. Në aktivitete fushate, në intervista e biseda, kandidatët nuk i kursyen sulmet personale ndaj njëri-tjetrit.
Në qendrën e operacioneve të fushatës Trump, aktivistët ishin të elektrizuar, megjithëse ende ndjehej shija e hidhur e përçarjes që kishte lënë fushata.
Sapo u bë e qartë se zoti Trump do të merrte një numër të mjaftueshëm votash për të fituar presidencën, punonjës të fushatës filluan të brohorisnin “Futeni në burg!” një aludim për komentet që bëri Donald Trump gjatë një debati me zonjën Clinton, ku tha se do të udhëzonte një proces hetimor për ta futur në burg ish-Sekretaren e Shtetit për keq-menaxhimin e komunikimeve shtetërore si shefja e diplomacisë amerikane.
Për javë me radhë para zgjedhjeve, zoti Trump nuk kishte përfillur anketat që tregonin se ai do të humbiste, duke i cilësuar si statistika të manipuluara kundër tij.
Anketat me zgjedhësit që sapo kishin votuar tregonin se kandidati republikan kishte përfituar nga një pjesëmarrje më e lartë e bazës republikane, kryesisht amerikanë të bardhë nga zona rurale, përgjithësisht pa arsim të lartë.
Shumë prej tyre e gjejnë veten të izoluar nga një ekonomi e ndikuar nga ndryshimet globale dhe u mobilizuan nga komentet e zotit Trump kundër tregtisë së lirë dhe kundër imigracionit, si për shembull zotimi i tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën dhe për ta detyruar Meksikën të mbulojë shpenzimet e murit për të penguar futjen e imigrantëve të paligjshëm.
Megjithëse nuk gëzonte mbështetje mes pakicave, grave dhe votuesve më të arsimuar, të cilët mbështesnin zonjën Clinton, përkrahja e votuesve të bardhë të klasës punëtore mjaftoi për ta nxjerrë kandidatin republikan në krye të garës.
Sipas anketave me votuesit që sapo kishin hedhur votën, 9/10 e afrikano-amerikanëve dhe 2/3 e hispanikëve kishin votuar për zonjën Clinton.
Zoti Trump do të ketë edhe mbështetjen e dy dhomave të kongresit që do të jenë nën kontrollin e republikanëve, të cilët arritën të ruajnë shumicën në të dyja këto dhoma në zgjedhjet e së martës.
Kjo nënkupton që republikanët do të mbushin vendet boshe në Gjykatën e Lartë me kandidatë që pritet të sjellin pikëpamje më konservatore.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan, tha se zoti Trump kishte arritur një fitore shumë të madhe politike. Zoti Ryan u zotua të punonte për një axhendë legjislative në harmoni me presidentin e ardhshëm.
Megjithatë, Partia Republikane ndeshet me një numër sfidash masive, sidomos pas përçarjeve që shkaktoi kandidatura e zotit Trump. Gjatë fushatës së tij Donald Trump ka sulmuar republikanët e qendrës dhe ka kundërshtuar hapur shumë parime të konservatorizmit tradicional.
“Kemi përpara një skenar të panjohur,” thotë formuluesi i strategjisë për Partinë Republikane, Ron Bonjean. “Kjo është një fitore e paparashikuar nga një person pa të kaluar politike, i cili e ka tronditur nga themelet Partinë Republikane dhe tani po vjen në Uashington me një forcë tronditëse”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit
Gjenden kutitë e zeza pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?