LAJMI I FUNDIT:

Fajdexhinjtë, rrezik edhe për bizneset

Fajdexhinjtë, rrezik edhe për bizneset

Në Kosovë është shpeshtuar dukuria e dhënies dhe marrjes së parave me fajde.

Kjo, sipas përfaqësuesve të bizneseve, po ndodh për shkak të kushteve të pafavorshme për kreditim në bankat komerciale dhe mungesë së mjeteve për financim të ndonjë projekti, po detyron qytetarët e konkretisht bizneset që të gjejnë alternativa për investime apo shpagim të ndonjë borxhi eventual.

Fajdetë janë para të huazuara në mënyrë joligjore nga qytetarët me normë të lartë të interesit.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se shumë nga sipërmarrësit, në mungesë të aprovimit të një kredie nga bankat, drejtohen të marrin para borxh në mënyrë jo të ligjshme, që sipas tij, bart interesa të larta e kosto të mëdha.

“Si duket nuk është vetëm fenomen më vete, por fenomen i institucionalizuar. Në këtë drejtim, vërtet duhet bërë më tepër që të parandalohet si dukuri, në dimensione të shumta. Edhe në dimensionin politik, social, kulturor, por mbi të gjitha në dimensionin etik. Dhe, këtu, më në fund, është koha kur duhet të vijë në shprehje fuqia dhe dora e shtetit, përmes sundimit dhe rendit të ligjit, sepse pasojat nga një dukuri e tillë, do të jenë vërtet shumë të mëdha”, thotë Gërxhaliu.

Policia e Kosovës, në një përgjigjeje nëpërmjet postës elektronike për Radion Evropa e Lirë tregon se që nga viti 2013 e deri më tash, janë raportuar 70 raste të fajdeve.

Në vitin 2013, sipas këtyre të dhënave janë raportuar 23 raste, 30 raste janë raportuar vitin e kaluar, kurse gjatë këtij viti janë raportuar 17 raste, thotë Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se kjo dukuri urgjentisht duhet të parandalohet për shkak të rrezikut eventual.

Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik, tregon se fajdetë, pos që shkatërrojnë bizneset, në raste të caktuara konfliktet përfundojnë me fatalitet.

Por, Gërxhaliu bën thirrje te bizneset që të flasin dhe tregojnë për këtë dukuri, pasi dukuria e fajdeve ndikon edhe tek ekonomia joligjore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Kalo në kategori