LAJMI I FUNDIT:

Facebook freskon aplikacionin e saj për Android

Facebook freskon aplikacionin e saj për Android

Facebook ka freskuar aplikacionin e saj zyrtar për sistemin operativ Android.

Versioni më i ri Facebook 1.5.2 për Android sjell një spektër të gjerë të veçorive të reja që përfshijnë edhe mundësinë e ngarkimit të fotografive direkt në “murin” e miqve tuaj në këtë rrjet social.

Funksionet e reja të këtij aplikacioni të freskuar përfshijnë edhe mundësinë për të ngarkuar fotografi në grupe, ndërsa ato fotografi që ngarkohen gjithnjë do të jenë në orientimin e duhur, pasi që në këtë version të aplikacionit janë bërë edhe disa përmirësime sa i përket imazheve në orientim të sheshtë.

Risi tjetër e aplikacionit të ri Facebook 1.5.2 në Android janë edhe siguria e përmirësuar e qasjes në llogari, eliminimi i disa “krimbave” në aplikacion, dhe detajeve tjera që e bënin Facebook-un në Android jo shumë të dashur, në momente të caktuara.


Aplikacioni i ri i Facebook për Android tashmë është në dispozicion për shkarkim nga dyqani virtual i Android, Android Marketplace. / Telegrafi /