LAJMI I FUNDIT:

F1: Rosberg udhëheq në provat në Bahrejn

F1: Rosberg udhëheq në provat në Bahrejn

Nico Rosberg ka dalë më i shpejtë se Lewis Hamilton, Michael Schumacher dhe Jenson Button në rundin e dytë të provave të garës së parë të sezonit në Sakhir, Bahrejn.

Ishte hera e dytë në ditën e parë të hapjes së sezonit të ri të Formula 1, që kampioni i shtatëfishtë, Schumacher, u tejkalua në shpejtësi nga shoku i skuadrës Mercedes, Rosberg.

Megjithatë gjermanët nuk ishin edhe aq të shpejtë në provën e parë, duke u renditur i teti (Rosberg), respektivisht i dhjeti (Schumacher).

Si Schumacher, edhe Hamilton u gjend më mirë në provën e dytë. Anglezi, i cili përfundoi i gjashti herën e parë, në të dytën u rendit i dyti, me 0.05 sekonda më i shpejtë se gjermani. Shoku i skuadrës së tij te McLaren, kampioni në fuqi Button ishte në pozitën e katërt për 0.2 sekonda prapa Schumacher.


Dy ngasësit e Ferrarit, Felipe Massa dhe Fernando Alonso, që të dy zhgënjyen duke përfunduar në pozitën e shtatë, respektivisht të nëntë në provën e dytë. Në të parën spanjolli Alonso përfundoi i dyti, ndërsa braziliani Massa i katërti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori