LAJMI I FUNDIT:

Evropë: Shitjet e telefonave Android rriten për 1,580 për qind

Evropë: Shitjet e telefonave Android rriten për 1,580 për qind

Para një dite, është raportuar se Tesco Mobile në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve të telefonave të mençur që bazohen në Android, ndërsa i njëjti trend duket se po ndodh në tërë Evropën.

Sipas një hulumtimi të grupit hulumtues IDC, thuhet se shitja e pajisjeve mobile Android në Evropë është rritur për 1580 për qind për tre-mujorin e fundit të vitit 2010, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pa dyshim se ne do të shohim edhe më shumë pajisje Android të shitura edhe gjatë vitit 2011, pasi që në vitin e kaluar, ishte Android platforma e cila mori të gjithë vëmendjen e publikut dhe përdoruesve të telefonave të mençur mobil.

Në ndërkohë, po rritet edhe numri i prodhuesve të telefonave Android, të cilët suksesin e tyre e bazojnë tek prodhuesit e famshëm si HTC, Motorola apo Samsung. / Telegrafi /