Evropa me sfidën e saj, Ballkanin!
Më 9 maj, në qytete të ndryshme të Evropës por edhe në Kosovë, u festua dita e Evropës si një ditë e cila shënon themelimin e një trupi të vetëm evropian, ide të cilën e kishte paraqitur burrështetasi francez Robert Schuman. Ballkani dhe Kosova, si pjesë e këtij bashkimi të trupit evropian, janë një sfidë për stabilitetin e Bashkimit Evropian (BE) që ky i fundit të jetë faktor në rendin global. Stabiliteti në Ballkan bën që BE-ja të jetë më e qetë përbrenda gjeografisë së saj dhe të ketë një problem më pak dhe duke qenë më e qetë do të jetë më unike dhe kësisoj do të luajë rolin e saj në politikën dhe ngjarjet që rrjedhin nëpër botë.
Sot në botë po pretendohet që nuk është vetëm një qendër e vendosjes, siç e thonë shumë ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe njohës të politikëbërjes, por po shkohet drejt asaj që të ketë shumë sosh. Dilema është se a mundet BE-ja të ketë një stabilitet të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm, i cili do të bëjë që BE-ja të jetë një zë i fuqishëm dhe unik dhe të luajë rol të rëndësishëm në trendin global dhe të llogaritet si një qendër e vendosjes.
Se Evropës i duhet një stabilitet, e sidomos në Ballkan, në mënyrë që të dëshmojë se mund të jetë një qendër e vendosjes në caktimin e agjendave të politikës botërore, nuk e demanton askush përpos atyre që janë të zhytur thellë në ekstremizmin e tyre ose janë të verbëruar nga ideologjia e nacionalizmit. Oli Rehn, ish-komisioner për zgjerim, ka theksuar se popujt në Ballkan përballen me një zgjedhje të qartë: ose rajoni i tyre do të zgjidhë përfundimisht problemet e tij nga luftërat e viteve ‘90, ose do të kthehet prapa te mungesa e stabilitetit dhe te nacionalizmat ekstremë. Opsioni i parë do t’i çojë ata drejt stabilitetit, përparimit dhe integrimit evropian.
Edhe kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka thënë se Ballkani duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Mali i Zi e Serbia mund të përfshihen në fazën e ardhshme të negociatave për hyrje në BE. Kroacia ka hyrë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në BE. Barroso ka theksuar gjithashtu se kanë mbetur sfida të shumta të rëndësishme, që nga nevoja për ecje përpara të dialogut Beograd-Prishtinë, përballim të ngecjes politike në Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri, e deri te çështja e emrit të Maqedonisë.
E çështje tjetër pastaj është edhe ajo e të qenit faktor në politikën e jashtme. Në një raport të përgatitur nga vetë BE-ja për politikën e saj të jashtme theksohet se intenca e krijimit të këtij trupi të përbashkët mes shteteve evropiane ishte të qenit një lojtar kyç në fushën e ekonomisë, politikës, sociale, të tregtisë në rendin global dhe ky bashkim përbën Evropën, forcën e tretë për nga popullsia, pas Kinës dhe Indisë.
BE me qasje dyshuese në Kosovë
Siç u cek edhe në fillim se trendi i marrëdhënieve ndërkombëtare po shkon drejt asaj që në botë po ndërtohen shumë qendra të vendosjes, edhe BE-ja ka kapacitetet dhe mundësitë për t’u bërë një e tillë. Vetë orvatja e BE-së për të pasur stabilitet të brendshëm, duke tentuar që të rregullojë çdo çështje brenda territorit gjeografik të saj, pjesë e secilës jemi edhe ne si Kosovë me realitetin e ri tashmë, flet se ajo është e interesuar për një gjë të tillë. Edhe pse jo me një intensifikim të veprimeve dhe me një qasje paksa dyshuese, BE-ja në Kosovë nuk po luan rolin aq të duhur stabilizues, ngase siç ka thënë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, BE-ja po përdor standarde të dyfishta sa i përket progresit të vendit tonë në krahasim me vendet e rajonit.
Nëse shikohet deri më tani, edhe pse BE-ja ka një mision të sajin në Kosovë dhe monedha e saj përdoret te ne, në anën tjetër shtetin e Kosovës nuk e kanë pranuar pesë shtete të këtij trupi të përbashkët evropian, Kosova nuk ka asnjë marrëveshje kontraktuale me BE-në, qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza në BE, bile Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin e vizave përkundër premtimeve dhe deklarimeve që bëhen se Kosova ka perspektivën në Evropë. Nga sa u tha shihet që BE-ja ende nuk po arrin ta ndërtojë këtë stabilitet të brendshëm të sajin që do ta unifikonte edhe më tepër, përkundër edhe disa problemeve të tjera ekonomiko-sociale që janë më të vogla se sa ato të stabilitetit politik.
Vetë komisioneri Oli Rehn kishte theksuar se dëshiron të shohë më shumë kontakte mes njerëzve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe njerëzve të vendeve të rajonit. Kjo është mënyra më e mirë për të njohur njëri-tjetrin dhe për të rritur mirëkuptimin për kërkesat në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ai kishte thënë se i mbështet lëvizjen pa viza të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk mund të bëhet në çast dhe pa asnjë kushtëzim, për shembull duhet ruajtur siguria e kufijve dhe e dokumenteve. Në këtë mënyrë, ne përcaktojmë rrugë të qarta për secilin vend që ta bëjë realitet lëvizjen e lirë.
E tërë kjo amalgamë sfidash e problemesh që ka Bashkimi Evropian me Ballkanin, sidomos në pjesën perëndimore, e detyron BE-në që nëse do seriozisht të jetë faktor kyç në botë ta rregullojë njëherë e mirë Ballkanin. Pa ‘rehatimin’ e çështjes së Kosovës, Ballkani në tërësi nuk do të jetë stabil dhe për pasojë BE-ja nuk do ta ketë këtë rregullim të brendshëm që do të rezultonte në një zë jo të fuqishëm dhe unik në politikën e jashtme. Ka shumë arsye se përse Evropa ndjek një politikë të tillë ashtu siç e përjetojmë çdo ditë këtu në Kosovë dhe me një temp shumë të ngadalësuar. Një prej arsyeve mund të jetë fakti se Rusia bën presion mbi Evropën që të ndjekë një politikë jo edhe aq të favorshme për Kosovën. Serbia gjithmonë ka pasur aleat mbrojtës Rusinë dhe nëse i kthehemi historisë këtë mund ta shohim fare lehtë.
Gazi rus dhe Islamofobia të panevojshme
Duke ditur faktin se Rusia është eksportuesi më i madh i gazit për Evropën perëndimore, kjo e fundit mund të ndihet e kërcënuar nga Rusia për ndërprerjen e furnizimit të gazit. Dhe BE-ja në këtë mënyrë ndodhet përpara sfidës së zgjedhjes së stabilitetit të brendshëm politik, duke i vendosur në binarë vatrat e tensionit, siç është Gadishulli Ballkanik, ose të rrezikojë ta humbasë gazin rus. BE-ja mundohet që të zgjedhë të keqen më të vogël dhe kjo ka të bëjë me Ballkanin, duke mos i ‘hidhëruar’ rusët. Kjo zgjedhje evropiane në syrin ekonomik është në rregull, por moszgjidhja e duhur dhe e saktë e çështjes në Ballkan e sjell BE-në në pozitën që t’i përsëritet historia dhe prapë të ketë konflikte në Ballkan. Tek e fundit, është interes i Rusisë që t’i shesë Evropës gaz ngase me këtë gjë forcohet ekonomikisht. Duke pasur parasysh këtë fakt, BE-ja mund ta mbajë peng Rusinë në çdo politikë të jashtme, madje edhe në politikën në Ballkan që mos të ‘përzihet’ shumë në punët e brendshme të Evropës.
Arsye tjetër që Evropa ndjek një politikë dhe një qëndrim të përmbajtur kundrejt Ballkanit e sidomos ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve është për shkak të përkatësisë fetare. Evropa, si djep i civilizimit dhe kulturës së krishterë, ka pasur frikë gjithmonë nga jashtë edhe pse udhëheqësit kurrë nuk e deklarojnë ose nuk e pranojnë haptas këtë. Në këtë mes hyn edhe Islami që përbën shumicën e boshnjakëve dhe shqiptarëve. Situata në të cilën është lënë Bosnja e Hercegovina e ndarë në tri pjesë, e në anën tjetër Kosova me problemet e mëtutjeshme që ia bën Serbia, nuk duan koment shumë. Islamofobia që ka Evropa është e panevojshme, sidomos në Ballkan se mos ndërtohet një korridor Turqi – Trojet Shqiptare – Bosnje. Shqiptarët dhe boshnjakët asnjëherë nuk kanë bërë lufta në emër të fesë islame dhe elitat intelektuale të këtyre dy kombeve nuk kanë bërë thirrje kurrë për një gjë të tillë. Përkundrazi, kanë thirrur për tolerancë dhe njohje mes njerëzve e kombeve, ashtu siç edhe e parashohin dispozitat e Islamit se të gjithë njerëzit janë vëllezër mes vete dhe janë të ndarë në kombe e fise në mënyrë që të njihen mes vete.
Pastaj, Islami po lulëzon nëpër vendet evropiane dhe ata qytetarë që pranojnë Islamin nëpër Evropë janë të integruar në shoqërinë evropiane dhe deri më tani nuk dëshmohet se kanë shkaktuar dëm ose dhunë. Për fat të keq, është vetëm frika e panevojshme dhe paragjykimi që i mundon njerëzit e rëndomtë, por edhe udhëheqësit për një ‘pushtim islam’ të Evropës. Edhe këtu te ne në Kosovë, disa njerëz që janë të përkatësisë islame mundohen të zhvishen nga kjo përkatësi dhe ju vjen keq që janë të tillë, ngase e shohin si pengesë që ‘Evropa nuk po na do’ pasi jemi muslimanë. Bombardimet e fundit me të cilat Bashkësia Ndërkombëtare sulmoi Serbinë dëshmojnë të kundërtën.
Këtë propagandë e shfrytëzon së tepërmi edhe Serbia me akademinë e saj të shkencave, e cila deklaron se është muri mbrojtës i krishterimit nga kanosjet e jashtme. Serbia, në emër të ekstremizmit fetar, ka vrarë dhe ka prerë njerëz të pafajshëm dhe kur bota i pa mizoritë e saj ndërhyri nga ajri dhe e bombardoi. Politikanët serbë dilnin e deklaronin “A e dini kënd po bombardoni? Të krishterët”. Këtë element Serbia e ka përdorur gjithmonë për të arsyetuar krimet e saj. Besoj që politikëbërësit evropianë nuk duhet ta harrojnë këtë gjë nëse duan që ta stabilizojnë seriozisht Ballkanin.
E ardhmja e Ballkanit nuk ka se si të jetë e zymtë dhe duhet të jetë në BE. Bashkimin Evropian do të duhej të ndjekë interesin e vet që të jetë faktor në politikëbërjen botërore. Por, për të qenë i tillë, duhet të ketë stabilitet të brendshëm ekonomik e sidomos politik, pa vatra krizash e problemesh. Gadishulli Ballkanik është një sfidë e BE-së. Është edhe në interesin e BE-së, por edhe të të gjithë qytetarëve të këtij rajoni problematik, që ky rajon të stabilizohet njëherë e mirë dhe të jetë një problem më pak për Evropën. Duhet të rritet numri i bursave për studentët e rajonit që të studiojnë në Bashkimin Evropian. Duhet më shumë pjesëmarrje e qytetarëve ballkanas në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian dhe më shumë bashkëpunim intensiv në fushat e shkencës, si dhe kërkimit, arsimit, kulturës dhe rinisë. Gjithashtu, duhet mbështetje financiare e BE-së më shumë drejt shoqërisë civile dhe, në këtë mënyrë, të ndihmohet zhvillimi i saj. Kësisoj do të arrihet deri te një emancipim dhe vetëdijesim më i madh i qytetarëve për domosdoshmërinë e një Evrope vërtet të bashkuar, që do të paraqiste një zë unik dhe të fuqishëm në botë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër