Evropa, fuqia reale dhe regjimet kompetitive autoritare
“Defekt i demokracisë” në rrjedhën e saj, që prej Revolucioneve demokratike në Francë, SHBA… shpërfaqet përmes koketimit të demokracive liberale me të ashtuquajturat “regjime kompetitive autoritare”. Ky “flirt” i demokracisë me diktaturat ishte prezent në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore për më se gjysmë shekulli. Kosova në këtë kuadër sot nuk bën përjashtim.
Kryediplomatja e Evropës Catherine Asthon të hënën dhe të mërkurën u tregua se ishte në gjendje të mirë, duke imponuar fillimin e një dialogu mes dy palëve të pabarabarta. Ka ca javë që në Liban dhe në pjesën dërmuese të Afrikës Veriore bëhet luftë e llojit të vet mes bllokut konservativ në pushtet dhe opozitës progresive, ndërkaq baroneshës nuk i është dëgjuar zëri deri të mërkurën. Dhe nuk kishte si t’i dëgjohet, meqë paraqitja eventuale e saj para opinionit për këtë temë të nxehtë, do të dëshmonte pafuqinë e BE-së në lëmin e politikës së jashtme. Të hënën i mblodhi dy delegacionet: atë të Kosovës dhe Serbisë, duke tejkaluar në heshtje nëpërkëmbjen e Tempullit të demokracisë që u provokua të premten që lamë në Prishtinë. Detyrën e saj e vazhdon tutje Robert Cooper në një prej zyrave të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ndërkaq kryediplomatja e Evropës të mërkurën, para parlamentarëve evropian e çeli gojën, foli plot njëzet minuta duke përsëritur disa herë radhas togfjalëshin “Zonë e ndalim-fluturimit” mbi Libi. Por ajo nuk kishte as idenë se si do të reagojë Brukseli në rast se pushtetin në Libi do ta merrte opozita e bashkuar tashmë e grumbulluar rreth Këshillit Nacional Kalimtar që po mban penjtë e kësaj kryengritjeje popullore nga qyteti i Bengasit.
Kriza si kjo në Afrikën Veriore dhe para së gjithash në Libi, kërkojnë fuqi reale që do të ishte produkt i bashkimit strukturor. Ne Libi gjendja ndryshon nga çasti në çast. Revolucionet si në çdo epokë, kanë ritmin e tyre. Ata nuk kanë rrjedhë të parallogaritur, nuk shabllonizohen dot.
Reflektimi ndaj rrjedhës së historisë aty kërkon qasje parimore të ngritur nga struktura të fuqishme politike. Diçka që i mungon ende BE-së. Për një vendim Brukseli ka nevojë të mblidhet e të diskutoj me javë të tëra. Vetëm për të marr vendimin për aplikim të sanksioneve ndaj Gadafit, Brukselit iu deshën më se dhjetë ditë. Kjo kohë në dispozicion ishte e mjaftueshme për diktatorin libian dhe rrjetin e tij të shpërndarë gjithandej, që të marr masat e duhura dhe t’i zbrazë kontot në bankat evropiane.
Të premten, institucionet e BE-së do të vazhdojnë të merren me zonën e ndalim – fluturimit. Në javën tjetër këto institucione do të “shpikin” një temë tjetër, ndërkaq SHBA-të deri atëherë, duke siguruar paraprakisht “heshtjen” e pritshme të Rusisë dhe Kinës, mund të fillojnë të veprojnë.
Por me gjithë mungesën e bashkimit strukturor, BE-ja ka nevojë të brendshme të dëshmoj se është gjallë, dhe se, së paku brenda kontinentit të vjetër, mund të luaj rolin e të zotit të shtëpisë. Madje asaj nuk ia ndalon dot askush që të vazhdoj edhe në vitin 2011 të ëndërrojë të bëhet e madhe dhe e fuqishme. Këtë kënaqësi, duket se do t`ia afrojë Kosova.
Nëse BE-ja dhe diplomacia e saj nuk mund të imponohet në Afrikën Veriore e gjetkë, ajo u dëshmua se brenda kontinentit të vjetër ka predispozita të imponojë rend e rregull. Gurë prove për të dëshmuar këtë “aftësi” është Republika e Kosovës. Ky është gjykimi i Brukselit në prag të bisedimeve të imponueshme mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjykim dhe mendim pragmatik gjithsesi.
A mund të quhet ky “defekt i demokracisë” meqë për kohë të gjatë edhe BE-ja, kishte koketuar me të ashtuquajturat “regjime kompetitive autoritare”? Kosova nuk bën përjashtim. A do të thotë se vetëm përkohësisht bartësit e mendimit te ri politik në Kosovë dhe gjithandej në hapësirën shqiptare, kanë arsye të reflektojnë dyshim kritik ndaj moralit politik të Brukselit? Gjithsesi ata kanë arsye të besojnë edhe më tej në vlerat e filozofisë mbi të cilat është ngritur dhe ndërtohet Evropa në këto gjashtëdhjetë vite. Fundja ato janë vlera për të cilat ia vlen të luftohet. Evropa perceptohet jo kot gjithandej si parajsë e diversitetit dhe lirisë.
(Autori është profesor në Universitetin e Prizrenit)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin