LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, inflacioni në 0.3%

Eurozonë, inflacioni në 0.3%

Inflacioni në Eurozonë vazhdoi ngadalësimin edhe gjatë muajit shtator. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave, inflacioni ra në 0.3 për qind, niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2009.

Ndërkohë, ngadalësimi i eksporteve gjatë stinës së verës, sugjeron se blloku do ta ketë shumë të vështirë të shmangë recesionin e tretë brenda 6 viteve. Inflacioni vjetor në 18 vendet e Eurozonës rezultoi në 0.3 për qind gjatë shtatorit nga 0.4 për qind që ishte në gusht.

Sipas ISTAT, pesë vende, duke përfshirë edhe Italinë kanë vajtur nga deflacioni, që nënvizon një depresion të kërkesës nga ana e familjeve.


Rënia me 2.3 për qind e kostos së energjisë ka qënë faktori kryesor që ka rënduar mbi çmimet. Por, më shqetësuese është rënia e inflacionit bazë, që ndiqet me interes të veçantë nga Banka Qendrore Europiane dhe përjashton çmimet e luhatshme të energjisë dhe ushqimeve. Edhe inflacioni bazë ra në 0.8 për qind në Shtator nga 0.9 për qind që ishte në gusht. Për 12 muaj me radhë inflacioni po qendron në atë që Banka Qendrore Europiane e cilëson “si zonë të rrezikshme”, poshtë 1 për qind.

Ndërkohë, eksportet gjatë Gushtit ranë me 3 për qind në nivel vjetor dhe me 0.9 për qind krahasuar me korrikun. Eksportet e Eurozonës me pjesën tjetër të botës, kanë qënë një nga disa pikat e pakta të forta që nga kriza e borxheve që filloi në vitin 2009. Por ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e Ukrainës po japin efektet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori