Zyra evropiane për statistika Eurostat, ka theksuar se Republika e Maqedonisë qe 5 vjet është vonuar në zbatimin e regjistrimit të popullsisë, duke nënvizuar se ky operacion nuk është operacion por statistikë.
Përderisa në programin e Qeverisë së re të Maqedonisë theksohet se strukturat udhëheqëse qeveritare do të realizojë procesin e regjistrimit sipas standardeve të larta, duke marrë për model vendet me demokraci të zhvilluar.
Por, Qeveria e Maqedonisë edhe kundrejt insistimit të gazetarëve nuk ka dhënë detaje se kur do të mund të realizohej saktësisht regjistrimi i popullsisë, duke nënvizuar se për këtë proces nevojitet kohë si dhe resurse njerëzore dhe financiare.
Ndërkohë që edhe OBRM-PDUKM e cila drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, në dokumentin e partisë të njohur si “Manifesti politik”, kërkojnë që të realizohet procesi i regjistrimit të popullsisë gjatë këtij viti.
Përderisa partitë politike theksojnë rëndësinë e realizmit të regjistrimit të popullsisë, pa përcaktuar afat konkret se kur do të mund të realizohej.
Njohësit e çështjeve politike thonë se për realizimin e procesit të regjistrimit në Maqedoni, para së gjithash nevojitet vullnet politik.
Arsm Sinani, analist i çështjeve politike për Radion Evropa e Lirë thotë se për të qenë i besueshëm procesi i regjistrimit, nevojitet depolizimi i Entit Shtetëror të Statistikave, si dhe përfshirja e shqiptarëve në pozitat drejtuese të këtij institucioni, ku përfaqësimi i shqiptarëve mbetet shumë i ulët.
“Me ndryshimet në qeverisjen në Maqedoni, krijohet një rast i mirë për Maqedoninë si shtet, që të ndryshojë strukturën udhëheqëse dhe mentale të Entit të Statistikave, për të pasur në një të ardhme të afërt një proces të regjistrimit të popullsisë, i cili do të jetë i besueshëm, që të ketë një pasqyrë reale për numrin e qytetarëve të Maqedonisë, lëvizjet e popullatës, për të ditur kah largohen ata jashtë vendit etj”, thotë Sinani.
Nga ana tjetër, Donco Gerasimovski ish-drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave për Radion Evropa e Lirë thotë se një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Maqedonisë duhet të jetë regjistrimi i popullsisë, për shkak se Maqedonia është shteti i vetëm anëtar i OKB-së që nuk e ka respektuar rezolutën e Këshillit Ekonomik dhe Social, e cila i obligon të gjitha shtetet anëtare të bëjnë regjistrimin e popullsisë deri në vitin 2020.
“Gjithsesi se nevojitet vullnet politik për të ta lënë këtë proces të zhvillohet jashtë influencës së interesave të politikës sepse të dhënat që do të dalin nga regjistrimi do të shërbejnë si bazament për krijimin e politikave të më shumë institucioneve shtetërore. Mungesa e regjistrimit të popullsisë në një mënyrë mban peng shumë procese në Maqedoni, që në formë të drejtpërdrejtë ose indirekte varen me numat që dalin nga regjistrimi”, thekson Gerasimoski.
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni për herë të fundit është realizuar në vitin 2002, ndërsa proces i njëjtë dështoi që në nisje gjatë vitit 2011, për shkak të mosmarrëveshjeve që dolën në mesin e anëtarëve të Komisionit për Regjistrim rreth metodologjisë së përdorur gjatë regjistrimit në terren, përkatësisht përfshirjes ose mospërfshirjes në regjistrim të atyre që janë me punë të përkohshme jashtë vendit.
Ditë më parë, drejtor i bashkëpunimit ndërkombëtar i Eurostatit, Pjeter Everaers, ka theksuar se metodologjia për zbatimin e regjistrimit është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe nuk guxon të jetë lëndë e tregtimit politik dhe shtrembërimit të parimit dhe mënyrës së kryerjes, ndërsa me realizimin e çfarëdo qoftë qëllimeve të tjera që nuk kanë lidhje me një operacionin klasik statistikor, sepse regjistrimi i këtillë në të ardhmen nuk do të pranohet nga ana e Eurostatit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite