LAJMI I FUNDIT:

Eurocom Panther 2.0 i fuqishëm

Eurocom Panther 2.0 i fuqishëm

Kompania Eurocom ka përforcuar laptopin Panther 2.0, i cili është joshës sidomos për blerësit të cilët kanë nevojë për laptop të fuqishëm pune. Megjithëse edhe më herët zgjedhja e sistemit të komponentëve ka qenë e madhe, tash blerësit e Phantom 2.0 mund të pajisen me procesorin e ri të Intel, Xeon X5690.

Bëhet fjalë për çipin Westmere-EP prej 32 nanometrash me gjashtë bërthama, takt 3.46 GHz (TurboBoost deri në 3.73 GHz) dhe ‘cache’ 12 MB L2, krahas së cilës ekziston mundësia e kombinimit deri në 24 GB DDR3 memorie.

Sistemi i disqeve mund të përbëhet nga katër disqe (SATA 3 dhe 6 Gbps) me kapacitet të përgjithshëm prej 3.25 TB me mbështetje për RAID 0, 1, 5 dhe 10.

Kompjuteri ka ekran 17 inçësh me rezolucion 1080p, UPS të integruar, Ethernet gigabitësh dhe kartelë për lidhje pa kabllo.


Nga çipet grafike janë në ofertë zgjidhjet nga Nvidia, GTX 480M, 470M, 460M, pastaj Quadro FX 3800M ose FX 5000M. /Telegrafi/