LAJMI I FUNDIT:

Euro me humbje

Euro me humbje

Euro ka rënë në nivelin më të ulët në 27 muajt e fundit në raport me dollarin amerikan, një ditë përpara se Banka Qendrore Europiane (BQE), të zhvillojë takimin e saj të përmuajshëm, që mund ti hapë rrugën masave të tjera lehtësuese në zonën euro.

Edhe në raport me lekun dollari u rrit me rreth 0.6 për qind dhe pas mesditës të së mërkurës 1 dollar këmbehej me 113.5 lekë. Në përgjithësi, luhatja e lekut me dollarit ndikohet nga ecuria e euros me dollarin dhe monedha jonë ndjek tendencën e monedhës europiane.

Gjithashtu, monedha e gjelbërt preku nivelin më të lartë në 7 vitet e fundit përballë jenit japonez për shkak të komenteve të zyrtarëve të Rezervës Federale, të cilët ofruan një panoramë optimiste për ekonominë amerikane, pavarësisht rënies së çmimeve të naftës.


Referuar këtij skenari, analistët mendojnë se rritja e parë e normës bazë të interesit në SHBA mund të vijë rreth mesit të vitit 2015. Këto zhvillime e ndihmuan dollarin të rritet në nivelin më të lartë që nga Marsi i vitit 2009 përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare.

Presidenti i Rezervës Federale të New Yorkut, William Dudley, deklaroi se rënia dramatike e çmimeve të naftës është një përfitim neto për Shtetet e Bashkuara, duke ndihmuar konsumatorët dhe partnerët kryesorë tregtarë.

Euro ra me rreth 0.4 për qind në 1.2331 përballë dollarit, gjatë pjesë së parë të sesionit të së Mërkurës, niveli më i ulët që nga Gushti i vitit 2012. Por, monedha europiane mund të rritet ndjeshëm gjatë së Enjtes, nëse BQE nuk njofton masa të reja për të mbështetur ekonominë e bllokut dhe të luftojë deflacionin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori