Festivali i Filmit Ballkanik ka mbyllur edicionin e tij të pestë në qytetin e Pogradecit, ku si çdo vit, juria ka dhënë vlerësimet e saj për më të mirët.
Pasi kanë ndjekur plot 100 filma dhe dokumentarë përgjatë një jave, anëtarët e jurisë kanë vlerësuar krijimet më të mira në disa zhanre të ndryshme.
Mbrëmjen e së shtunës, teksa janë hapur dyert e kinemasë së qytetit të Pogradecit, dhjetëra pjesëmarrës i janë bashkuar audiencës për të ndjekur shfaqjen e filmit shqiptar “Bota” dhe më tej ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Pas një gare artistike, ku këmbehen edhe vlerat e krijuesve ballkanas, filmi më i mirë i festivalit është shpallur filmi shqiptar “Bota”, me regji të Tomas Logorecit.
"E çmoj shumë këtë festival dhe punën që ka bërë Eno Milkani. Kultura e filmit, tashmë po ecën shumë mirë në Shqipëri. Ne kemi nevojë për më shumë festivale si ky i Pogradecit. Sa për mesazhin e filmit ‘Bota’, ai është një histori shqiptare, por besoj edhe një histori universale. Gjithkush mund të gjejë vetveten te ky film, i cili bën fjalë për drejtimet e ndryshme që marrin jetët e njerëzve", tha Tomas Logoreci, regjisor dhe fitues i festivalit.
Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar as të ftuarit e veçantë, të cilët kanë vlerësuar festivalin. Një grup përfaqësuesish nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, të sjellë enkas për këtë festival nga presidenti i kompanisë së sigurimeve “Eurosig”, Kadri Morina, si një prej mbështetësve kryesorë të këtij festivali, e ka vlerësuar këtë aktivitet dhe artin që sjell ai.
"Është e rëndësishme që aktivitete të tilla të mbahen vazhdimisht, për të promovuar filmin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Shpresoj që vit pas viti, ky festival të rritet si nga pjesëmarrja, ashtu edhe nga vëmendja ndërkombëtare dhe promovimi", tha Andrew Machaj “Der Spiegel”.
Festivali i Filmit Ballkanik ka ulur siparin për t’u rikthyer vitin tjetër, në edicionin e tij të gjashtë. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Bota e mençur

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

PEHLIVANËT

Udhëpërshkrim nga Sanxhaku i Novi Pazarit: Kur gjuha përcakton kombin - si u shndërruan shqiptarët në boshnjakë?
“Miku i fëmijëve”: Historia e errët pas fotos së famshme të Stalinit!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës