LAJMI I FUNDIT:

Është gjetur trupi i pajetë i një personi të zhdukur nga Gostivari

Është gjetur trupi i pajetë i një personi të zhdukur nga Gostivari

Pas kërkimeve intensive treditore, gjegjësisht kërkimet në rajonin e gjerë rreth fshatit Pozharanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës-Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit (ZJ për ÇK), në bashkëpunim me ekipet e MPB dhe banorët vendas, sot (2- nëntor) rreth orës 12:00 kanë gjetur trupin e pajetë të 87-vjeçarit K.J nga Gostivari në një pyll afër një fabrike të mobiljeve, në atarin e Vrapçishtit të Gostivar.

Hetimet janë duke u udhëhequr nga Prokurori Publik, në të cilin merr pjesë edhe ekipi nga DPB- Gostivarit. Trupi i pajetë është identifikuar nga familjarët e K.J. i cili më 30 të muajit të kaluar u raportua se kishte mbledhur fruta pylli në afërsi të fshatit Pozharenë dhe më pas është zhduk. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet edhe autopsi ku pas kontrollit të kryer mjekësore nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori