Ballkani rrezikohet të përballet me një krizë ekonomike, si pasojë e problemeve me energjinë. Paralajmërimin e kanë dhënë institucionet e specializuara ndërkombëtare që merren me ekonominë, të cituar nga gazeta prestigjioze franceze, "International Herald Tribune". Ekspertët parashikojnë që në vitet e ardhshme rajoni i Ballkanit të përballet me një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ulë ndjeshëm rritjen ekonomike në rajon. Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia janë vendet, që sipas ekspertëve, do të vuajnë pasojat më të rënda. "Nëse nuk do të merren hapa urgjentë, çmimet e energjisë do të rriten me ritme mjaft të larta dhe Produkti i Brendshëm Bruto i rajonit do të ngadalësojë rritjen me 2 pikë përqindje", kanë paralajmëruar ekspertët të mbledhur në një tryezë të posaçme për këtë në Beograd.
Kriza
Pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, qeveritë kanë mbajtur me sforco çmime të ulëta energjie duke i subvencionuar ato nga buxhetet e tyre. Shqipëria është vendi më tipik për këtë, ku pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve, qeveritë me radhë njëra pas tjetrës kanë ngurruar të rrisin çmimet për shkak të kostove politike që mbart një vendim i tillë. Por kjo pavarësisht se ka mbrojtur qytetarët, ka sjellë një efekt tjetër, i cili është shkaktari kryesor i krizave energjetike që kalon rajoni. Sipas ekspertëve, subvencionimi i energjisë ka qenë një pengesë për nxitjen e investimeve të reja në energjetikë në vendet e Ballkanit. Paralelisht me këtë kanë munguar edhe iniciativat për investime në prodhimin e energjisë, pavarësisht se të gjithë vendet në rajon janë deficitare për këtë produkt. Shoqëria e njohur e konsulencës financiare, KPMG, thotë se nevojiten shuma mjaft të mëdha investimesh për të kompensuar neglizhencën e këtij problemi për dekada të tëra.
Miliarda
Banka Botërore vlerëson se investimet totale në rajon deri në vitin 2020 duhet të jenë 9.5 miliardë euro. Kësaj shumë i shtohen edhe 5.8 miliardë të tjera kosto rehabilitimi për projektet ekzistuese. Në total janë më shumë se 15 miliardë euro për t‘u investuar që Ballkani të mund të stabilizojë sektorin e energjisë. Por studimet thonë se asnjë prej këtyre investimeve nuk mund të përfundojë përpara vitit 2011. Shqipëria pret që vitin e ardhshëm të mund të bëjë efektiv termocentralin e Vlorës.
Tregu
Por problemet e Ballkanit nuk janë vetëm ato me prodhimin e pakët të energjisë. Rrjetet transmetuese pësuan dëmtime të mëdha gjatë luftës së Serbisë dhe shumica e këtyre dëmeve nuk është riparuar ende dhe kërkon të tjera investime. Krahas kësaj, një tjetër shqetësim mbetet edhe tregu, i cili mbetet spekulativ. Qeveria shqiptare, por edhe Enti Rregullator i Energjisë, deklaron se Shqipëria e paguan energjinë shumë më shtrenjtë nga disa vende të tjera, si pasojë e spekulimeve të kompanive të fuqishme tregtare, të cilat shfrytëzojnë krizën e vendit për të rritur padrejtësisht çmimet. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje