LAJMI I FUNDIT:

Energjetika përfiton 10.2 milionë franga zvicerane

Energjetika  përfiton 10.2 milionë franga zvicerane

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministrja e Energjisë dhe Minierave , Justina Shikora-Pula dhe ambasadori zviceran në Prishtinë, Lukas Berliger, nënshkruan të martën Memorandumin e Mirëkuptimit për Projektin e Trafostacionit të Gjilanit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shtetit të Zvicrës.

Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, ka falënderuar shtetit dhe popullit zviceran për ndihmën e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.

“Ashtu siç ka qenë e planifikuar ne nënshkruam një marrëveshje për financimin e projekteve në sektorin e energjisë. Ky amandamentim përfshinë një shumë prej 10.2 milionë franga zvicerane të cilat do të implementohen në zonën e Gjilanit për të përmirësuar sektorin e energjisë”, tha ministri Shala.

Ndërkaq, ministrja në largim e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula e ka cilësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për rajonin e Gjilanit. “Kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm për rehabilitimin e infrastrukturës në sektorin e energjisë, në ndërtimin e nënstacionit Gjilani 5”, theksoi ministrja Pula.


Ndërsa, ambasadori zviceran në Prishtinë, Lukas Berliger tha se ky projekt është vazhdimësi e përpjekjeve të qeverisë zvicerane për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në fushën e energjisë dhe ujit. /Telegrafi/