Këto ditë nga Kosova, ikin mijëra qytetarë. Shqetësuese? Po?
Për mua jo. Pse? Sepse disa minuta më vonë dëgjoj deklaratat e qytetarëve dhe kuptoj se këta qytetarë kërkojnë lirinë. Ikin nga zhgënjimi dhe mashtrimi 15 vjeçar. Ikin atje ku nuk do dëgjojnë më emrat H.A.F.B.R.I.K. Në këtë gjendje e kanë katandisur politikanët vendin tonë të dashur, ku shpëtimi kërkohet jashtë shtëpisë dhe vendlindjes.
Sot në Kosovë, mbi një milion qytetarë jetojnë në varfëri, qindra mijëra në varfëri të skajshme, mijëra të tjerë çdo ditë ikin jashtë. Qeveria dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian deklarohen kundër emigrimit. Ikja pa viza është e dhimbshme dhe e kushtueshme, përcillet dhe me viktima. Një nga të ftohtit, tjetri duke kaluar kufirin. Viktimat, tragjeditë dhe ndarjet nuk ndalin rrugën drejtë humnerës. Populli është si delet, thoshte babai im i ndjerë. Pse është kështu? Si duket me shekuj jemi mësuar t’ju besojmë ëndrrave dhe gënjeshtrave duke anashkaluar realitetin dhe të vërtetën.
Por, kujt t’i besohet në këtë vend të varfër. Kush gënjen kënd në këtë vend të vuajtur?
Ndoshta liderët kanë arsye të gënjejnë. Ndoshta ata kanë arsye legjitime për të mos u brengosur për të ardhmen e këtij vendi. Pse? Ata janë të zgjedhur, të votuar! Çfarëdo skenari të zgjedhni, ata dinë se çka dëshirojnë. Janë të vetëdijshëm për qëllimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë. Tregojnë fuqi dhe përkushtim për qëllimet e tyre, por nuk brengosen fare për popullin të cilin e përfaqësojnë.
Në anën tjetër, populli është i vuajtur. Janë për këta liderë apo kundër tyre. Janë të pakënaqur, por kanë zgjedhur heshtjen dhe ikjen! Dëshirojnë të jenë korrektë, por nuk janë kundër! Varfëria e bën popullin të heshtur dhe të frikësuar. Frika pengon veprimin për ndryshim dhe shton kujdesin për të mos kundërshtuar.
Për popullin, mirëqenia, të drejtat e njeriut dhe siguria janë të rëndësishme. Për liderët, vuajtja dhe migrimi i shumicës është normal.
Kam dëgjuar se një lider politik i pasluftës thoshte se ky popull e meriton frikën, vuajtjen dhe përbuzjen. Populli është ngujuar dhe vetëburgosur nga frika. Liria fitohet vetëm kur mposhtet frika. Gjersa liderët nuk kanë kufizime në realizimin e dëshirave të tyre. Veprimet e popullit janë të dobëta, individuale dhe të paorganizuara. Politikanët i kanë të qarta qëllimet e tyre: ata sakrifikojnë çdo gjë, madje edhe jetën e të tjerëve. Por, në konfrontim ka rregulla: fiton ai i cili është i përkushtuar të fitojë. Kush ka më shumë energji fiton dhe kush ka liri të veprimit fiton. Por, në fund fare, fiton shumica dhe e vërteta.
A është afër fundi i vuajtjeve për popullin e Kosovës? Shoqëria është në krizë të thellë, populli ka filluar ikjen dhe preferon të jetojë në tenda dhe në skamje, por larg nga politika kosovare dhe nga H.A.F.B.R.I.K.
Ndryshimi është i mundur, por a mundet protesta paqësore dhe ikja nga Kosova të ndryshojë gjendjen e mjerë? Kush i dëgjon kërkesat paqësore? Është Qeveria e gatshme të dëgjojë apo ka mënyrë tjetër veprimi? Sa është e kushtueshme mënyra tjetër apo protesta e dhunshme?
Duke kaluar pranë ndërtesës së Qeverisë, shikoj tendën e punëtorëve grevistë të fabrikës së gypave. Greva vazhdon me muaj, premtime të kota, gënjeshtra, mashtrime dhe përbuzje. Tenda është bërë pothuaj e tejdukshme për qeveritarët, por edhe për kalimtarët e rastit. Me këtë pamje janë mësuar të gjithë: grevistët, populli, qeveritarët, madje edhe të huajt. Një mik i huaj më tha se punëtoret vështirë mund të arrijnë qëllimet e tyre duke heshtur. Pa lëvizur njëra palë, nuk lëviz tjetra. Grevistët nuk lëvizin, gjersa qeveritaret kanë filluar të shqetësohen për tendën e cila shëmton pamjen nga lartë, por jo edhe për kërkesat e punëtorëve. Në këtë gjendje të mjerë ka humbur kuptimin edhe nocioni grevë.
Të supozojmë: protestohet në mënyrë paqësore dhe Qeveria nuk konsideron seriozisht kërkesat. Apo, protesta eskalon në dhunë dhe qeveria hakmerret ndaj oponentëve politik!
Por, çka fiton qytetari në rastin e parë dhe të dytë? Duket asgjë, pasi që varfëria, mjerimi dhe skamja vazhdon, dhe shpëtimi përsëri do të kërkohet jashtë. Qytetarët ikin nga Kosova e lirë si në kohën e okupimit. Kjo na kujton kohën e shpërnguljes masive në Turqi dhe dëbimin gjatë luftës së fundit për pavarësi. Ikja nga Kosova është shumë e rëndë, rrënon ëndrrën qindvjeçare për liri dhe dinjitet. Është e rëndë se shkaktohet nga vetë kosovarët.
Krijohet bindja se lidershipi politik në tërësi, nuk brengoset për varfërinë dhe zbrazjen e vendit.
Kur ekzistenca e shumicës është e rrezikuar dhe jetohet në varfëri, nuk ka rëndësi kush qeverisë.
Liderët politik, kur janë në opozitë premtojnë, gjersa kur janë në pushtet harrojnë premtimet, por populli nuk harron. Ndryshimet pozitive dhe zhvillimi i vendit nuk është në agjendën e liderëve politikë. Ata nuk janë të vetëdijshëm për vuajtjet, skamjen e popullit apo ndoshta edhe kënaqen duke shikuar të tjerët duke vuajtur…
Por, duhet shpresuar se edhe në Kosovë do të instalohet kultura e dorëheqjes dhe përgjegjësisë. Besoj se kjo është e mundur dhe ka shpresë për këtë vend të vogël dhe popull të vuajtur! Kjo shpresë bazohet tek edukimi i gjeneratave të reja dhe tek ata të rinj të shkolluar në SHBA dhe Evropë, me vizion shtet-ndërtues dhe llogaridhënie të instaluar. Ndryshimi në Kosovë po vjen. Nuk është imagjinatë, se ai me të vërtetë po vjen. Ky ndryshim vjen nga brenda dhe nga të rinjtë. Të mos veprosh do të thotë përkrahje të së keqes. Të qëndrosh anash nuk mjafton. Mund të jesh brenda apo jashtë, pro apo kundër. Ka ardhur koha të rreshtohemi pro ndryshimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles