Ëndrra interesante e kryeministrit
Derisa kryeministri ynë zbulon ëndrrën e tij interesante (!), Serbia realizon pjesët e projektit të vet. Edhe Serbia e di që Kosovën nuk mund ta kthejë më nën juridiksionin të vetin, por ajo po e ndërton për mrekulli strategjinë për një status të ri të pakicës serbe. Madje, në bashkëpunim “të shkëlqyeshëm” dhe “në përputhje të plotë” me Hashim Thaçin dhe faktorin ndërkombëtar!
Deklarata e Hashim Thaçit për shqiptarët në një shtet tejkalon politikën më radikaliste në Kosovë, (atë të Vetëvendosjes që pretendon bashkimin me Shqipërinë) dhe arrin të barazohet vetëm me individët dhe grupet më ekstreme që gjallojnë në ueb-faqet e ndryshme. Nëse diçka arrihet përmes deklarate, Hashim Thaçi ka guxuar ta kërkojë maksimumin për shqiptarët. Më nuk ka pse e ngrit kokën Albin Kurti, Gafurr Adili, apo ndonjë tjetër. Por, këtu ka një problem? Kë e ka pyetur Hashim Thaçi për këtë? A është politika aktuale e shtetit shqiptar për këtë bashkim?
Përgjigja ime është: Jo. As qeveria, as opozita e as pjesa dërmuese e popullit të Shqipërisë nuk e duan bashkimin. Elitat politike dihet se kanë krijuar privilegje të mëdha dhe nuk duan t’i humbin ato me asnjë çmim. Kurse populli, ai ka aq shumë telashe me jetën gjithnjë e më të vështirë sa frikësohet se bashkimi do të thoshte kalim nga ferri i vogël në një ferr të madh! E keqja nuk ka fund! Kisha dëshiruar që një hulumtim i saktë ta demantonte konstatimin tim të ngutshëm për refuzimin e idesë së bashkimit! As populli i Kosovës që duket se ka një prirje për këtë bashkim nuk besoj se do ta arrinte kuotën e shumicës në një referendum eventual. A do të dëshironte këtë vetë Hashim Thaçi dhe politikanët e Kosovës? Ose, thënë ndryshe, a e ka përnjëmend kryeministri? Përgjigja ime është: JO. Ai po tallet me ne.
Nuk mund të flas për Hashim Thaçin e rinisë studentore, as atë të luftës së UÇK-së, sepse gjerat kanë ndërruar shumë. Statusi i tij prej një qytetari të përbuzur (nga Serbia) ka kaluar në një status të qytetarit (politikanit) përbuzës që nuk denjon ta pyes askënd për situatat delikate që po kalon vendi. As Kuvendin, as opozitën e madje as partinë e tij. Ka gjasa që ai më nuk e pyet as veten e tij. (“Nuk fol më as me vetveten”!) Ai vetëm miraton vendimet që i marrin miqtë ndërkombëtarë. Ai dhe soji i tij duhet me çdo kusht t’i ruajnë postet politike, pasuritë e krijuara pas lufte, titujt e pamerituar shkencor e profesional të siguruar për vete dhe të afërmit e tyre dhe favore tjera, të cilat ua ka mundësuar shteti i ri i Kosovës. Shteti i Hashim Thaçit. I Hashim Thaçit që së pari “themeloi” UÇK-në, pastaj “i priu” asaj, pastaj “na e solli” lirinë, pastaj pavarësinë, pastaj korrupsionin (këtë e thashë unë), e kështu me radhë.
As krerët e politikës shqiptare në Maqedoni nuk e duan bashkimin. Lufta e ashpër mes tyre nuk bëhet për t’u ndarë nga maqedonët, por për t’u afruar sa më shumë me ta! Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi në një Shqipëri etnike do të mbeteshin në bisht të kerrit, e aty pranë tyre do të ishte edhe Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Albin Kurti… Nëse dikush e ka menduar bashkimin e pashallëqeve shqiptare pa u prishur rehatinë pashallarëve kjo është diçka tjetër. Këta janë njerëz inferiorë që vetëm pushteti i bën të ndihen të mëdhenj, të ndihen se janë superiorë. Në kushte normale do të ishin të vegjël sa buburreci. Ai buburreci i Kamishit! Këta jo që nuk e duan bashkimin, por në njëmijë copa do ta ndanin Shqipërinë (po mendoj Shqipërinë të tillë siç e ka menduar Hashim Thaçi) për të qenë diku në krye të një aso cope. Madje, unë mendoj se as përfaqësuesit më ekstrem që thërrasin me tërë zjarr e patriotizëm për bashkim përmes internetit, në realitet nuk e duan bashkimin! Po të arrihej bashkimi me se do të merreshin ata?
Ideja e bashkimit është e vetmja punë që i bën të ndihen gjallë, të gjorët. I bën të mendojnë se po bëjnë diçka. Edhe këta janë njerëz të vegjël si të parët që në mungesë të pushtetit behën se janë të mëdhenj me ide të mëdha! Është lehtë të kërkosh diçka që e di se nuk e arrin dot, sepse po të mendosh se do ta arrish, atëherë krijon edhe përgjegjësinë për rolin dhe sjelljen tënde në të ardhmen. Prej ëndrrave kurrë nuk ka ndonjë zarar, madje ato janë një ushqim i mirë shpirtëror. Por, çështja është se a duhet marrë me ëndrrat apo me realitetin. Gjumi dhe ëndrrat janë pjesa pasive e njeriut. Për dallim nga ëndrrat realiteti kërkon përgjegjësi konkrete. E, Hashim Thaçi nuk përfaqëson ndonjë grup virtual politik, por është hiq më pak se një kryeministër. Jo në ëndërr, është në realitet. Dhe, roli i tij kërkon që të jetë i përgjegjshëm edhe kur mendon, edhe kur flet edhe kur vepron. Sepse, ajo çka ai mendon është ajo çka ai flet dhe ne presim se ajo çka ai flet të jetë ajo çka ai do të veprojë. E jo, fjalët si Demushi e punët kurrkund!
Dhe përderisa Hashim Thaçi zbulon ëndrrat e tij për Shqipërinë etnike, ministri serb Ivica Daçiç përgjigjet: “Mua nuk më intereson se në sa shtete do të jetojnë shqiptarët, por se si do të jetojnë serbët e Kosovës.” Ivica ec nëpër tokë. Pra Hashim Thaçi mund të bëhet sikur po shpalosë ëndrra interesante që do ta trembin Serbinë dhe komunitetin ndërkombëtar, por askënd nuk e impresionojnë ëndrrat e tij. Derisa ai tregon përralla Serbia realizon pjesët e projektit të vet. Edhe Serbia e di që Kosovën nuk mund ta kthejë më nën juridiksionin e vet, por ajo po e ndërton për mrekulli strategjinë për një status të ri të pakicës serbe në Kosovë, madje në bashkëpunim “të shkëlqyeshëm” dhe në “përputhje të plotë” me Hashim Thaçin dhe me faktorin ndërkombëtar! Hashim Thaçi nga politika ad hoc ka kaluar në politikat iluzore. E iluzioni nuk është asgjë tjetër pos ikje nga realiteti. Nga përgjegjësia!
Shqiptarët e Kosovës duan të jetojnë të lirë dhe me dinjitet në këtë shtet që kanë, të lirë dhe me dinjitet si në Jug si në Veri. Të kenë prosperitet ekonomik, social, kulturor… Ta ndiejnë erën e shtetit. E shtetit të vet. E shtetit që “na e solle” ti Hashim. Ata nuk duan shtet tjetër, as më të vogël e as më të madh. Të paktën jo tash për tash. Prandaj edhe kërkojnë që të veprosh konform rolit tënd e jo t’u tregosh ëndrrat tua në ditën me diell. Ti që na bëre shtetin, mbaje tash! Sytë në ty i kemi Hashim. Të qofshim falë! Amin! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës