Me shumë interes pritet ekipi që do të përcaktojë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. Në media spekulohet për disa emra. Ndërsa, dihet që Trump nuk do ta fshijë komplet projektin “Obamacare”, diçka që kishte thënë më herët në kampanjën zgjedhore.
Së shpejti do të marrë formë kabineti i ri i Donald Trumpit. Vetë Trump është shprehur përmes Twitterit se “shpejt do të marrë vendime të rëndësishme për njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë”.
Miliarderi Donald Trump, pa përvojë politike, pritet të marrë njerëz me përvojë në kabinetin e ri. Në media qarkullojnë emra të mundshëm, të besuar të Trumpit gjatë fushatës elektorale. Kështu, si Sekretar i Departamentit të Shtetit përmendet ish-zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich. Por, ai është përmendur edhe për postin e kreut të shtabit në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa, për postin e ministrit të Drejtësisë qarkullojnë emra si Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i New Yorkut, por edhe Chris Christie, guvernatori i shtetit federal, New Jersey.
Për poste në qeverinë e Trumpit vazhdojnë të përmenden edhe emra si Reince Priebus, kreu i republikanëve apo menaxherja e fushatës elektorale të Donald Trumpit, Kellyanne Conway, përgjegjësi për financat gjatë fushatës, Steven Mnuchin, ish-kandidati presidencial, Ben Carson si edhe ish-kreu i shërbimit secret të ushtrisë, Michael Flynn. Një ndryshim në ekip, Trump e ka bërë ndërkohë. Zëvendëspresidenti Mike Pence është emëruar edhe kreu i ekipit të përkohshëm, që aktualisht mbahej nga Chris Christie.
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kohë më shumë se dy muaj për të vendosur për emrat e qeverisë. Betimi i presidentit bëhet më 20 janar. Ndërkohë, protestat në SHBA kundër Trump kanë vazhduar, në shumë vende ekziston pasiguri, se si në cilin drejtim do ta çojë Trump Amerikën. Vetë Trump ka telefonuar për herë të parë (11.11) me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez, Francois Hollande. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter në Berlin është shprehur se Merkel e ka uruar Trumpin për suksesin. Në bisedën 10-minutëshe të dyja palët kanë shprehur se të dyja palët duan të punojnë së bashku. Në takimin me presidentin Hollande po ashtu është theksuar bashkëpunimi dypalësh, por po ashtu është rënë dakord që të „sqarohen pozicionet” në disa tema si në Siri, Ukrainë dhe në marrëveshjen e Parisit për klimën.
Duket se Trump që tani po e ndryshon qëndrimin për disa deklarata në fushatën elektorale. “Një gjë është e sigurt”, ka thënë Trump. „Obamacare do të jetë gjëja e parë që do të shfuqizoj”, por tani pas votimit si president, ai nuk duket aq i pakompromis. Në një intervistë për “Wall Street Journal” ai ka thënë se së paku disa pjesë të reformës së shëndetësisë do të mbeten. Nga ana tjetër, Trumpi është shprehur se do të trajtojë shumë shpejt temat e imigrimit, sigurisë së kufijve dhe derregullimit të tregjeve financiare. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi