EMO është njëra prej kompanive kryesore në Kosovë për shitjen dhe servisimin e orëve dhe aksesorëve, duke qenë distributor gjeneral i brendeve me renome botërore, si: Versace, Versus Versace, Roberto Cavalli, Just Cavalli, Esprit, Maserati dhe shumë të tjera.
Fotografitë e paraardhësve me orë si dhe tregimet e konsumatorëve për zotësinë e tyre në riparim, kanë bërë që vëllezërit Evren dhe Shefqet Gjikolli të trashëgojnë pasionin për matësit e kohës. Kështu të dy vëllezërit kanë mundësuar vazhdimin e traditës 143 vjeçare të orëtarisë në familjen Gjikolli, e cila ka filluar në Prizren në vitin 1875 me riparimin e orëve dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme me transformimin në kompaninë EMO, që është distributor gjeneral i brendeve të njohura botërore për orë dhe aksesorë për Kosovë.
Evren Gjikolli tregon se stërgjyshi i tij, Hasani, në shekullin XIX është shquar për riparimin e orëve, që asokohe kanë qenë të vendosura në objektet fetare të qytetit. Ndërsa në vitin 1875 ka hapur edhe dyqanin e tij, që ka mundësuar që ky zanat të bartet edhe te gjyshi i tij, Shefqeti dhe më pastaj te babai, Enveri. Mjeshtërit e sipërpërmendur pos orëve të murit janë marrë edhe me ato të xhepit, deri në paraqitjen e orëve të dorës, kur kjo veprimtari edhe pëson zhvillimin më të hovshëm dhe rritjen e dukshme të shitjeve.
“Tërë kohën kam qenë i rrethuar me fotografi, ku të parët e familjes sonë shihen të rrethuar me orë. Pastaj në dyqan te babai dëgjoja kujtimet e njerëzve për orët e riparuara apo të blera nga paraardhësit tanë. Një gjë e tillë më ka shtyrë mua dhe vëllain tim Shefqetin, që të vazhdojmë traditën familjare të shitjes dhe riparimit të orëve”, thotë Evreni.
Duke e pasur një trashëgimi të gjatë profesionale prapa vetes, Evreni dhe Shefqeti shpejtë janë adaptuar me kërkesa dhe kanë marrë rol udhëheqës në transformimin e biznesit konform rrethanave bashkëkohore dhe shijes së konsumatorëve, duke zbatuar edhe praktika inovative. Gjatë këtij procesi kanë ruajtur edhe vlerat bazë të veprimtarisë së trashëguar, si përkushtimi në punë, cilësia e produkteve dhe besimi i konsumatorëve.
Në këtë mënyrë, ata kanë arritur që EMO-n ta bëjnë një kompani të njohur në Kosovë, që është distributor gjeneral për brendet e mëdha botërore të orëve dhe aksesorëve, si syze e bizhuteri. Në saje të këtij partneriteti, EMO ka arritur që në dekadën e fundit ta vendos Kosovën në hartën e brendeve botërore të orëve dhe aksesorëve. Njëherësh dhe kanë hapur pika 3 pika të shitjes me synimin për zgjerim të mëtutjeshëm në tërë Kosovën.
“Sot jemi njëra prej kompanive kryesore në Kosovë në këtë sektor, meqë jemi distributor gjeneral për Kosovë të brendeve të njohura botërore. Kjo nuk është arritur lehtë, por insistimi ynë ka bërë që të fitojmë besimin e brendeve të njohura botërore, që përveç shitjes na kanë autorizuar edhe për servisim të produkteve të tyre”, deklaron Shefqeti. Sipas tij markat e njohura botërore të cilat kanë fituar respektin e konsumatorëve të pasionuar për orë dhe aksesorë tani më gjenden në pikat e shitjes të EMO-s.
Ndërsa Evreni tregon se EMO ofron garanci për origjinalitetin e produkteve që i shet. “Të gjitha produktet të cilat blihen në lokalet tona janë 100% dhe kanë garancinë e EMO-s. Pikërisht për këtë shkak të gjitha produktet e blera në lokalet tona kanë nga 2 vjet garanci ndërkombëtare”, thotë ai. Po ashtu thekson se kompania ka kuadro profesionale për servisim, në bazë të autorizimeve të marra nga brendet, gjë që bënë që riparimet të jenë të autorizuara dhe njëherësh produktet të kenë jetëgjatësi më të madhe.
“Pas çdo blerjeje që bëni te EMO do të keni edhe shërbime tjera përkrahëse”, shprehet ai, derisa shpjegon se kompania ka krijuar Klubin e klientëve besnik, që kanë disa përfitime. Por kjo qasje e shërbimit vlen edhe para blerjes së produktit, pasi kompania këshillon konsumatorët për detajet për të cilat duhet të kenë kujdes gjatë përzgjedhjes së orëve apo aksesorëve. Kjo ngase si te gratë dhe burrat orët, syzet e bizhuteritë tjera kanë të bëjnë me sharmin dhe elegancën të cilat e plotësojnë pamjen.
“Sikurse paraardhësit tanë që për më shumë se një shekull kanë lënë mbresa te konsumatorët e tyre me cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve, ngjashëm edhe ne bartësit e sotëm të kompanisë EMO ëndërrojmë që të kujtohemi nga konsumatorët tanë për të njëjtat vlera”, përfundon Shefqet Gjikolli.
Njëra nga inovacionet e EMO-s në tregun vendor është edhe aplikimi i shitjeve online, për të cilat më shumë detaje mund të gjenden në ueb faqen zyrtare të kompanisë http://emoshops.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
Cilësi e lartë, çmime të ulëta, me shumë KM – Petrol Company, partneri juaj i besuar!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?