LAJMI I FUNDIT:

Emilio Pucci prezanton koleksionin e ri

Emilio Pucci prezanton koleksionin e ri

Peter Dundas, dizenjuesi kryesor i kësaj marke në këtë koleksion ka përzier dy ide kryesore për të përftuar rezultatin që ai ka dëshiruar, ku si përfundim ai ka krijuar një koleksion mahnitës me motive safari dhe mjaft rrezatues.

Ky koleksion mundohet të nxjerrë në pah anën sensuale femërore duke e bërë atë unike në paraqitje. Stili i veçantë i koleksionit përputhet me personalitetin e fuqishëm të femrave, të cilat dëshirojnë të nxjerrin në pah elegancën dhe hijeshinë femërore.

Peter Dundas ka përdorur me kujdes në këtë koleksion ngjyrat kafe, e verdhë të printuara me lule dhe copa me shndritje. Përveç aksesorëve që shoqërojnë veshjen, ju mund të vendosni edhe një shami të artë mëndafshi. /Telegrafi/