LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, aksidentohen dy 17 vjeçarë

Elbasan, aksidentohen dy 17 vjeçarë

Dy të rinj u plagosën të enjten si pasojë e një aksidenti automobilistik, në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së çimentos të këtij qyteti, kur një kamion ka përplasi një motorr, ku udhëtonin dy të rinj. 17-vjeçarët D. Sh dhe J. K mbetën të plagosur nga ky aksident.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. /Telegrafi/