Elasticiteti
Fjala e kësaj jave nuk ishte “Protestë”! Nuk ishte as fjala “dhunë”, “lotsjellës”, apo “reciprocitet”. Me këto fjalë tashmë jemi mësuar aq shumë, sikur me fjalët bukë apo ujë. Disa nga ne janë rritur me to, e disa janë plakur tashmë me ehon e tyre. Disa edhe janë vrarë në protesta! Në kohë të Serbisë! Në kohë të “Rumanisë”!
Dhuna dhe lotsjellësit janë dukuri që përcollën gjenerata. Fjala reciprocitet doli vonë. Nga vet qeveria. Por aq shpejt u shndërrua në hajgare. E për dikë edhe në ëndërr të keqe! Për dikë biznes!
Por kësaj jave një tjetër fjalë bëri përshtypje të madhe. Fjala e javës ishte: “Elasticitet”. Dorën në zemër pak kush e ka pritur të dëgjojë këtë fjalë nga goja e njeriut që e tha dhe t’i dedikohet kujt iu dedikua!
Duke iu referuar medias, kjo fjale doli nga goja e njeriut i cili kurrë në jetën e tij politike nuk ka qenë i njohur për elasticitet. Aq më tepër bëri përshtypje se ajo i dedikohej në kontekstin pozitiv kryeministrit të Kosovës. Po e lavdëronte me këtë epitet. “Vetëvendosja gabon” – po thoshte, “Ai është elastik”.
Natyrisht askënd nuk e befasoi pohimi se Vetëvendosja mund të gabojë, sa pohimi i dytë për elasticitetin e politikanit i cili prej se ka hipur drejtpërdrejtë në pushtet, më shpesh po merr “epitete” për diktatorë.
Qytetarët e kujtojnë nga skena më e njohur e komedisë ndër ne, nga foltorja e parlamentit të Kosovës. Ai nuk e kishte për problem që para qytetarëve të këtij vendi të devijojë e bllokojë punën e kuvendit sa herë që i tekej, vetëm për ta bërë të veten. Krejt kjo bëhej para kamerave dhe nën mërmëritjet dhe kundërshtimet e pasuksesshme të kryeparlamentarit. Edhe organizata ndërkombëtare alarmuan për kontrollin e qeverisë mbi parlamentin.
Ky udhëheqës ”elastik” e bëri kiametin kur u bë aleanca LDK-AAK. Në mbledhjen e organit më të lartë të partisë së vet, ai pat thënë shumë gjëra të cilat i dedikohen vetëm armiqve. “Do të jemi opozitë destruktive”, pat thënë njeriu që sot e luan konstruktivin në teatrin tonë publik.
Autori i kësaj kolumne, atëherë ishte përpjekur më kot të i sqaroj liderit “elastik” se fjala opozitë destruktive d.m.th. diçka të keqe! Ai, atëherë nuk mendonte ashtu. Por ka kohë nga kjo, e njerëzit ndryshojnë!
Kujtojeni pastaj zgjedhjen e presidentit. Loja me SMS dhe bllokimi i punës së Kuvendit. Loja me deputetët të cilët vetëm për pak minuta ndërruan mendimin e “lirë”.
Kujtojeni ligjin i cili e mundësonte shitjen e njërës nga dy kompanitë e vetme profitabile ku kjo u arrit vetëm përmes kontrabandimit të një neni në kuadër të një ligji tjetër.
Kujtojeni “elasticitetin” me të cilin e mbante peng krejt Kuvendin. Kujtojeni sa “elastik” ishte rreth çështjeve të tjera. Mundohuni të gjeni elasticitetin të cilin “Cabi” po e sheh!
Simbol i rezistencës,i cili nga njëri prej biografëve të tij, ne zhargon thirret “Cabi” (baci) papritmas e zbulon këtë cilësi të kryeministrit. “Elastik”- thotë ai!
Ai po e lavdëronte politikanin të cilin, gjithnjë duke iu referuar biografit të tij, disa vite më herët e kishte quajtur “mafioz” e me “komplimente” të tjera të ngjashme.
Ndërkohë që “Cabi” nuk duket të jetë njohës i rekomandueshëm i elasticitetit, egoja e tij politike, përkundrazi, ishte aq e fuqishme sa nuk e thyen as 27 vite burg. I pathyeshëm. Në burg, në lëvizjen revolucionare, në lëvizjen paqësore të viteve 90-ta, në luftën çlirimtare, rreth Rambujesë, pas lufte. Shpesh dilte edhe vet kundër të gjithëve.
Por kishte edhe raste kur keqkuptohej. Kur i quajti vëllezër serbët, shumëkush u ofendua, edhe pse ai mbase po përpiqej që atëherë të hapte një rrugë besimi me qytetarët serb, kundër regjimit. U keqkuptua edhe “Ballkania”. Ndoshta po e keqkuptojmë edhe elasticitetin.
Konteksti në të cilën e përdori fjalën elasticitet, ndërlidhet me kualitetet politike të kryeministrit aktual, i cili dorën në zemër në çfarëdo rrethane po bie në këmbë. Si mace!
Disa këtë ia pranojnë si shkathtësi. Disa të tjerë, ndoshta më pak mirëdashës, këtë ia atribuojnë dorës së ngrohtë të kryediplomatit, i cili vitet e fundit pavarësisht kontekstit, e ka mbrojtur dhe ndihmuar me përkushtim.
Por të kthehemi te elasticiteti i kryeministrit. Disa e quajnë këtë edhe mungesë të kurajos! Disa e quajnë këtë pazar me çështjen kombëtare. Disa e quajnë dinakëri… disa gjenialitet. Disa e quajnë edhe paturpësi.
E “Cabi”e quan elasticitet. Ai e sheh këtë vetëm si veti fizike. E ndrydhë dhe ai lakohet!
Njëqind vjet me mbajtën nën atë presion, njëqind vjet rri i lakuar! Merita e tij është se e ka kuptuar peshën që e ka sipër dhe raportin e tij me të. Ndërkohë që një pjesë e opozitës shpurthë që t’i rezistojë peshës së madhe dhe vazhdimisht vetlëndohet. Kështu fillojnë beteja të humbura.
Ndoshta këtu është sekreti i “gjenialitetit”. Si ajo përralla me buburrecin që e sjell rrotën e mullirit. Gjithë atë peshë e sjell një buburrec i vetëm, sepse e “sjell” andej nga sillet vet. Buburreci vrapon mbi rrote dhe krenohet se po e sjell!
A ishte elastik “Ai” kur ishte fjala për qytetarët e këtij vendi që po protestonin paqësisht për të mbrojtur diçka që do të duhej të e bënte ai vet? A ishte elastik kur është fjala te ish-veteranët të cilët po kërkojnë një ligj për ta dhe të cilët kishin hapur çadrat para Kryeministrisë?
A është elastik për fshatarë e Bellanicës që kërkojnë tokat e tyre? A ishte elastik kur e nxiste Vetëvendosjen për protesta duke e quajtur “vetfundosje” apo kuqezinjtë duke i quajtur “faqezinjë”?
Pastaj papritmas vjen një vizitorë me peshë! Elastiku menjëherë i fton për bisedë! Pesha?! Kush mund të e zëvendësojë “atë”… – pyet “Cabi”. Adhurim apo dëshpërim?
“Vetëvendosja” edhe mund ta ketë gabim, por ata ende pa i shëruar plagët e 14 janarit sërish këmbëngulën ta sprovojnë “elasticitetin” e kryeministrit, i cili aktualisht duket se nuk mbron asgjë përpos pushtetit të vet. Për të janë krejt numra. Kjo qeveri nuk është ngritur mbi parime. Krejt janë bërë për numra. Ndoshta këtu e kishte fjalën “Cabi” ?
I kemi numrat-rezonojnë ata. Makineria e votimit nuk e ka gajle nga kush i merr votat. Është fjala këtu për elasticitet? Apo për parime? Apo luftë e zhveshur, vetëm tw mos bie prej pushteti! Sepse pastaj bie shumëçka!
Nejse, u pa puna. “Cabi” e ka nda mendjen – thash një miku në facebook! “Vetëvendosja” ka hy bungajave – po thotë!
Ani çka nëse thotë“Cabi” – ma ktheu ai? Shpesh nuk ja ka qëlluar!
Pastaj, mos është president, ai?
Jo mik, nuk është – i thash! Ende nuk është! Por nuk dihet!
Asnjëherë nuk ia pranuan meritat, por pazar mund të bëhet.
Eh, elasticiteti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos