Ekzaminimi i Pap-testit te kontingjenti i grave me aplikim të IUD-së mbi dy vjet
Falë shkencës dhe të arriturave të saj, njeriu nuk ka mund të imagjinojë se vet dora e njeriut e ndal, apo e mbron lindjen me një mjet të thjeshtë, siç është një IUD.
Mr.sci.dr.Teuta Hadri, gjinekologe
Ky shekull që kaloi, ka sjellë përparime në shkencë, teknikë dhe intelekt njerëzor, duke ndryshuar nga shekujt e tjerë, me një ecje dhe zhvillim shumë më të lartë tekniko-medicinal. Por, sa më lart shkon shkenca dhe teknika, si duket si revansh i saj, vijnë edhe sëmundjet e kohës, që shekulli sjell .Prandaj njerëzit pyesin: A thua teknologjia e përparuar i sjell këto sëmundje, apo më parë kanë ekzistuar dhe nuk është ditur? Kjo pyetje lind si përgjigje që ndiejmë si ndihmës të shkencës dhe mjekësisë, si përgjegjës që duhet të arrijmë t’i shërojmë të sëmurët pa u bërë vonë, me kohë!
Falë shkencës dhe të arriturave të saj, njeriu nuk ka mund të imagjinojë se vetë dora e njeriut e ndal, apo e mbron lindjen me një mjet të thjeshtë, siç është një IUD.
Për ta detektuar rritjen anormale të qelizave gjatë ekzaminimit gjinekologjik, qelizat nga funksioni squamokollumnar, janë ekzaminuar cerviksi dhe vagjina.
Ndërsa rastet e identifikimit të kancerit endometrial dhe ovarial nuk bëhen me këtë test.
Qëllimi i Studimit
* Vënia në pah e pranisë së komponentit inflamator, kohëzgjatja, intensiteti i manifestimit të tij, gjatë kohës së aplikimit të IUD-së
* Evidentimi i korrelacionit midis statusit klinik të qafës së mitrës dhe diagnozës citopatologjike të marrë nëpërmjet PapTestit, te gratë më IUD,
* Evidentimi i patologjive më të shprehura të qafës së mitrës te gratë me IUD, me mbi dy vjet aplikim,
* Kontrollimi klinik i qafës së mitrës në funksion parandalues në grupin e grave me IUD mbi dy vjet deri në menopauzë,
* Vënia në dukje e pranisë së inflamacionit nga HPV si një nga përfaqësuesit kryesor të grupit të infeksioneve shkaktare për SST,
* Prania e lezionit intraepiteliale të vlerësuar brenda kuadrit inflamator. Mundësimi i ekzaminimit citopatologjik nëpërmjet Pap Testit në grupin prej 43 grave me IUD,
* Mundësimi i korrelacionit midis diagnozës klinike të qafës së mitrës dhe pranisë së HPV-it.
* Evidentimi i heterogjenitetit të lezioneve intra-epiteliale, citologjike, në invasion si shprehje e intensitetit të efekteve citopatike të HPV-së.
* Shpeshtësia e infeksioneve të zgjatura, të pamjekuara mirë, të cilat pas l0-l5 vitesh shpien në lezione intra-epiteliale preinvazive, si pasojë e përdorimit në IUD.
Disa argumente që mbështesin studimin
* Sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për nevojën e kontrollit, periodik të komunitetit të grave që kanë IUD-në,
* Sensibilizimi i mjaftueshëm i komunitetit femëror në përgjithësi dhe i kontingjentit të marrë në studim për domosdoshmërinë e PAP- Testit,
* Nevoja për gjykimin real të statusit kompleks të këtij kontingjenti bazuar mbi argumente klinike, biologjike dhe citodiagnostike,
* Niveli i formimit intelektual të tyre në përgjithësi, personaliteti i tyre, jeta seksuale dhe shpeshtësia e aktit seksual te IUD-të,
* Shpeshtësia SST-ve të përsëritura, që, gjithashtu akuzohen për lesion intra-epiteliale preinvazive,
* HP persiston një faktor madhor në etiologjinë e kancerit të qafës së mitrës,
* Rreth 80-90% të neoplasive cervikale intraepiteliale atribuohen nga HPV-it,
* Format onkogjene japin kancer deri 23% të rasteve,
* Multipartneriteti që favorizon mbi vendosjen e infeksionit,
* Fillimi i hershem në moshë të re të jetës seksuale.
Target grupi
* Në studim janë marrë 43 gra,
* Përfshihet grupi i grave me cilësi të veçantë të përbërjes së IUD-së,
* Në studim janë gratë që kanë të aplikuar IUD-në mbi dy vjet deri në menopauzë, kohëzgjatje,
* Nuk janë caktuar tipet e IUD-së nga përbërja forma dhe prodhuesi,
* Nuk është përcaktuar pariteti primipar apo multiparë.
Përpunimi Statistikor
Synon të marrë të dhëna:
* Mbi moshën mesatare të grave të marra në studim
* Mbi statusin social-ekonomik të tyre
* Mbi praninë e komponentit inflamator në pacientet me IUD,
* Mbi statusin arsimor të tyre,
* Mbi paritetin e tyre
* Mbi numrin e aborteve,
* Mbi frekuencën e vendosjeve të IUD-së,
* Mbi kohëzgjatjen e mbajtjes së IUD-së në uterus,
* Mbi atecendentet ,
a) prania e komponentit inflamator si dhe historia e mjekimit të tij,
b) statusi klinik si dhe shpeshtësia e nozologjive klinike të pranishme,
* Frekuenca e kontrollit periodik të këtyre pacienteve.
* Mbi rezultatin e të dhënave citodiagnostike të përfituar nga Papa testi.
Vlerësimi i strishove të Pap-testit në gratë e përfshira në
studim
* Në rastet e përshtatshmërisë rezultojnë 66.7 %
* Në rastet në kufijtë të përshtatshmërisë me gjakosje rezultojnë 4.8% e të testuarave
* Në rastet në kufij të përshtatshmërisë me inflamacion 28.6 %
* Rastet e papërshtatshmërisë janë 0
Colum uteri
|
Numri |
Përqindja |
I përshtatshëm |
22 |
66.7% |
Në kufi të përshtatshmërisë-gjakosje |
8 |
4.8% |
–//– — //– inflamacion |
11 |
28.6% |
Në kufi të përshtatshmërisë |
2 |
0.1% |
Pa përshtatshmërie |
0 |
0 |
Totali |
43 |
100 % |
Statusi klinik i kolum uteri te gratë e përfshira në studim
Colum uteri |
Numri |
Përqindja |
Psana |
8 |
19.0 |
Erozion |
12 |
28.6 |
Cervicitis |
13 |
31.0 |
Cerviko-vaginitis |
7 |
16.7 |
Të tjera |
3 |
4.8 |
Total |
43 |
100.0 |
Siç mund të shihet në grafikonin e mëposhtëm
Përfundime
1. Në kontingjentin e grave (43 gra), të marra në studim, të cilat kanë aplikuar IUD-në u gjetën 18 gra me displazi të lehtë në terren të ndryshimeve inflamatore;
2. Nga 43 gra, në 6 prej tyre me lezione tipike nga HPV nuk ka elemente displazie të mirëfilltë;
3. Dhjetë gra me HPV shoqëruar me CIN1;
3. Dy gra me lezione intraepiteliale midis CIN1dhe CIN2.
5. Në 3 gra me IUD ku kohëzgjatja është nga 2 deri 5 vjet ka colpocervicite dhe cervicite.
6. Në 33 gra me IUD ku kohëzgjatja është nga 5 deri 10 vjet ka colpocervicite dhe displazi të lehtë.
7. Në 7 gra me IUD ku kohëzgjatja është mbi 10 vjet, janë vërejtur colpocervicite si dhe displazi të shkallës së lehtë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!