Ekstremet dhe absurdet e një lajmi
Lajmi për ndryshimet e mundshme në qeverinë e Kosovës është shumë provokues. I filluar para afro katër muajsh ky lajm ka vazhduar të ushqejë tryezat edhe ashtu të varfra të kosovarëve me një lloj “jemeku” që ata e shijojnë përditë dhe nuk dinë ta thonë shijen e tij. Ajo që më në fund po kuptohet është se të gjithë pajtohen se diçka duhet të ndërrojë në praktikën e qeverisjes së tanishme. Por, unë do të ndalem të dy ekstremet kryesore, të cilat e kanë përshkuar në vazhdimësi këtë lajm.
Ekstremi i parë vjen nga opozita, nga disa grupe joqeveritare dhe individë të ndryshëm. Ata mendojnë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar që ndonjëherë ka pasur Kosova. Sipas tyre, ndërrimet duhet të bëhen për shkak të involvimit të ministrave të ndryshëm në korrupsion të thellë dhe aluzionet duken fare të qarta edhe pse nuk përmenden emrat e përveçëm. Madje, sipas tyre, edhe po të ndërrohen ministrat më të fuqishëm kjo do të ishte e pamjaftueshme, sepse shkaktar kryesor i gjithë të këqijave na qenka hiç më pak se kryeministri vetë. Apostrofimi i kryeministrit nuk është ekstrem. Ekstrem është mos argumentimi i skemave të tilla të korrupsionit dhe pozicioni i saktë që paska kryeministri në to.
Ekstremi i dytë vjen nga vetë kryeministri Thaçi. Sipas tij në qeverisje është gjithçka në rregull, por për t’u vazhduar ajo që ai gjithnjë e quan qeverisje e mirë, duhet të bëhen disa “reformatime” apo “afirmime”. Retorika e paqartë e kryeministrit e sidomos përdorimi i këtyre fjalëve që gati se tingëllojnë si neologjizma në fjalorin politik, ka lënë me gojë të hapur jo vetëm ata që e kanë dëgjuar por me gjasë edhe vetë ministrat që do të shkarkohen e nuk do të dinë pse po shkarkohen. Nuk mundesh hëm të jesh i mirë hëm të “shpërblehesh” me shkarkim. Ky është një absurd. Sepse shkarkimi është ndëshkim dhe ai vjen si pasojë e punës së keqe.
Tashmë qytetarët përmes mediave e kanë edhe listën e ministrave që do të shkarkohen dhe të atyre që vinë në pushtet dhe bazuar në reagimet e zyrtarëve të PDK-së kjo duket të jetë lista e kryeministrit, e cila s’do mend se pret të kalojë me një OK të presidentit “në bazë të Kushtetutës” (parafrazim i presidentit që përmend Kushtetutën për t’i fshehur aktivitetet e tij partiake). Në bazë të listës që është bërë publike shihet se kryeministri assesi nuk e ka pranuar korrupsionin si fakt dhe as si motiv të shkarkimeve. Përderisa diku duket se si kriter ka qenë përformansa e ministrave, diku tjetër nuk dihet çfarë kriteri është përdorur si instrument i vlerësimit.
Ajo që mungon se definuari më këtë rast është se ka apo nuk ka korrupsion në instancat e larta të qeverisë së Kosovës. Po them qëllimisht në instanca të larta, sepse dihet hapur se korrupsioni bashkëjeton me segmente të caktuara të qeverisë së Kosovës që prej vitesh. Madje qeveria është ranguar edhe nga Agjencia kundër korrupsionit si e treta me radhë në listën e institucioneve më të korruptuara në Kosovë. Pra, se ka peshq po dihet, por ajo që nuk po dihet është se sa peshojnë ata me kilogramë. Për t`i dhënë përgjigje kësaj pyetje në këtë moment është i nevojshëm një debat konstruktiv me ballafaqim argumentesh dhe kundër argumentesh në relacionin qeveri – opozitë që të arrihet të definohet qartë nëse janë apo nuk janë të korruptuara ministri dhe ministra të caktuar në qeveri. Cilët janë ata dhe në ç’shkallë është korrupsioni i tyre.
Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë t`i dinë argumentet e opozitës. Ata nuk kanë ndonjë mekanizëm tjetër përmes secilit do ta zbulonin të vërtetën. Nëse opozita lexon raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe ato i prezanton si fakte, duhet të dihet se kjo nuk është mjaft. Nëse opozita iu thotë gazetarëve ja informata për një keqpërdorim të mundshëm dhe ju urdhëroni dhe hulumtojeni vetë rastin kjo prapë nuk është mjaft. Për më tepër kjo kërkesë është e pamoralshme. Si mund të zbulojnë aferat gazetarët kur nuk mundet opozita? Sipas opozitës edhe ashtu pjesa dërmuese e mediave janë të kontrolluara nga qeveria, kështuqë do të ishte e pamundshme që t’i shohim këto media te hidhen kundër qeverisë!
Opozita ka të drejtë të sugjerojë me emër dhe mbiemër se cili ministër do duhej shkarkuar. Për këtë ajo duhet të ofrojë fakte, por jo të lansojë rrëfime jo serioze me qellim te goditjes se dikastereve më të fuqishme te qeverisë. Sepse, kjo do të thoshte goditje e shtetit dhe jo e korrupsionit. Këtë nuk ka të drejtë ta bëjë opozita. Përveç qeverisë, sado që në një formë tjetër, edhe opozita ka për obligim të jetë në funksion të qytetarëve dhe nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Mirëpo ofrimi i fakteve përveç se është obligim politik e moral është edhe obligim ligjor. Jo rastësisht, të diturit e fakteve dhe heshtja e tyre konsiderohet si bashkëfajësi dhe si e tillë është e sanksionuar me ligj.
Në anën tjetër çfarë kërkohet nga qeveria? Nga ajo kërkohet gatishmëri për t’u përballur me realitetin, sado i hidhur të jetë ai. Nëse opozita ka vullnetin për të emërtuar defektet, qeveria duhet të tregojë gatishmërinë për t’u marrë seriozisht me riparimin e atyre defekteve. Por, edhe sikur opozita të vazhdonte me lojën e vet të dyshimtë, qeveria iu ka borxh qytetarëve të vet që t’u japë sqarime kur lakohen emrat e funksionarëve të lartë. Para ligjit nuk ka njerëz te fuqishëm e të pafuqishëm. Nuk ka njerëz mbi ligjin.
Qeveria në mënyrë decidive po akuzohet për korrupsion nga opozita dhe ajo duhet të dalë me analizat dhe përfundimet e veta. Ka apo nuk ka korrupsion? Nëse ka cilat janë masat e ndërmarra. Akuzat janë sot dhe atyre duhet përgjigjur sot. Shkurt e qartë për të ecur tutje pa reperkusione. Ndryshe qeveria rrezikon ta humbasë besimin e qytetarëve dhe ta rrisë zemërimin e tyre. Meqë shteti i Kosovës pretendon të ndërtohet me principe demokratike, zyrtarët e lartë duhet t’i nënshtrohen procesit të skrutinizmit (scrutiny) sa herë që atë e kërkojnë qytetarët. Një zë i qytetarëve është edhe opozita, sado e (pa)ndërgjegjshme të duket ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?