LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Furnizimi me vaksina “Sputnik” ia hap derën ndikimit rus në vend

Ekspertët: Furnizimi me vaksina “Sputnik” ia hap derën ndikimit rus në vend

Vaksinat nga Rusia ia hapin derën ndikimit rus në vend. Kështu vlerësojnë njohësit e politikës ndërkombëtare, sipas të cilëve, pandemia e ka ndryshuar “luftën” mes fuqive të mëdha botërore. Ilija Djugmanov nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë vlerëson se përmes vaksinave, Rusia shënoi një triumf të ri, pasi ishte zmbrapsur nga anëtarësimi i vendit në NATO.

“Evropa, mekanizmi Covax, përmes së cilit presim të na vijnë vaksinat, sipas fjalorit futbollistik, e la golin hapur ndaj pozicionit të penaltisë për Rusinë, i cili patjetër duhej shfrytëzuar. Edhe pse vend anëtar i NATO-s, vaksina morëm nga Serbia e Rusia. Pasi hymë në NATO, ndikimi i Rusisë ishte zvogëluar, strategjia ndryshoi në drejtim të vlerave kulturore tradicionale. U hapën qendra kulturore gjithandej, u investua në kisha me stil rus, u hapën konsullata në Ohër dhe Manastir, me çka u krijua hapësirë për komunikim me kategori të caktuara të njerëzve. Andaj ardhja e vaksinave është një triumf i vogël i diplomacisë ruse në Maqedoni”, Ilija Djugumanov, Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë.

Ish zv. kryeministrit, Vasko Naumovski vlerëson se gjatë kësaj sfide të jashtëzakonshme shëndetësore megjithatë shëndeti është parësor dhe vendimi për t’i kërkuar ndihmë Rusisë nuk mund të kritikohet.


“Është “Diplomaci vaksinash”, shtetet mundohen që me prodhim të shtuar dhe ofertë në kohë të vaksinave, t’i përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe me shtete të caktuara dhe në atë mënyrë ta zgjerojë ndikimin e vetë. Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës po e shfrytëzojnë këtë mundësi, kur prodhimi i vaksinave në Evropën Perëndimore dhe në SHBA nuk është e mjaftueshme, që t’i përmbush nevojat e të gjitha shteteve dhe në këtë mënyrë të krijohet përshtypja se partnerët perëndimorë nuk janë mjaftueshëm solidarë”, deklaroi Vasko Naumovski, Ish zv. kryeministër.

Ndonëse fillimisht kishin qarkulluar teori të ndryshme konspiracioni rreth vaksinave, Sputnik V, tashmë edhe disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së, si Hungaria, Sllovakia e Italia kanë vendosur të imunizohen me të njëjtën. Por Qeveria sllovake është përçarë teksa një pjesë vlerëson se Sputnik nuk është vetëm vaksinë, por mjet për luftë hibride. Ndërsa Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka paralajmëruar Italinë se do të luajë Rulet Rus me shëndetin publik nëse e zbaton marrëveshjen për prodhim të dozave ruse në territorin evropian, italian./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori