Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, përveç dekanit aktual But Dedaj edhe ish-dekani Skender Ahmeti ka publikime në revista të dyshuara si mashtruese.
Publikimi në revista të rrejshme shkencore paraqitet si trashëgimi në lidershipin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Përveç dekanit aktual, profesor asistent But Dedaj i cili kishte botuar në një revistë të dyshuar si mashtruese për të cilën Gazeta JNK raportoi javë më parë, edhe paraardhësi i tij Profesor i Asocuar Skender Ahmeti del se ka dy punime në revista të dyshuara mashtruese.
Punimi i vitit 2012 me titull “The Impact of Portfolio Diversification in the Performance and the Risk of Investments of Kosovo Pension Savings Trust“, me autorë Justina Shiroka Pula, Gentrit Berisha dhe Skender Ahmeti, del se është publikuar në revistën Journal of Business and Economics.
Kjo revistë bën pjesë në listën e revistave mashtruese nga Jeffrey Beall, e cila ishte paraparë si listë që duhet shmangur edhe prej dokument-propozimit të rektoratit lidhur me mbrojtjen nga ky fenomen.
Letra me të cilën rektorati i ishte drejtuar Senatit sqaronte se cilat janë platformat e revistave të besueshme në të cilat u rekomandohet pjesëtarëve të stafit akademik të UP-së të botohet si dhe ato ku nuk lejohet publikimi. Revista në të cilën ndodhet publikimi i Ahmetit konsiderohet se duhet shmangur.
Lidhur me këtë çështje Ahmeti ka sqaruar se punimi në fjalë nuk është llogaritur gjatë avancimit të tij akademik.
Ai ka thënë se punimin në fjalë komisioni vlerësues gjatë avancimit të tij “Komisioni i studimeve e ka klasifikuar si punim në listën e Beallit dhe nuk është marrë në konsiderim për çështje të avancimit”.
Kjo lë të kuptohet që Ahmeti është në dijeni të faktit që punimi i tij është në një revistë mashtruese që nga avancimi i tij i fundit, por ai ende figuron në CV-në e tij në faqen e Universitetit.
Ndërkaq edhe punimi i dytë me titull “The Role of Financial Reporting in Different Time Periods in Kosovo“, i botuar në vitin 2011 në revistën European Journal of Economics, Finance and Administrative Sciences, ku Ahmeti është bashkautor me 6 persona të tjerë, ndodhet po ashtu, në listën e Jeffrey Beall si revistë mashtruese.
Ahmeti ka qenë i informuar më parë se edhe punimi i tij i dytë ishte në revistë mashtruese. Kjo merret vesh nga përgjigja e tij ku ai konfirmon se gjatë avancimit komisioni nuk e ka pranuar atë punim si material për avancimin e Ahmetit. “Edhe ky punim nuk është marrë në konsiderim nga Komisioni për studime me rastin e shqyrtimit të dosjes sime për avancim” – tha ai.
Ai ka theksuar po ashtu se në kohën kur është botuar punimi, revista nuk ka qenë në listën e Beall.
“Edhe pse punimi nuk është shfrytëzuar për avancim, më duhet të ju njoftoj që punimi është botuar në vitin 2011, ndërsa në listën e Beallit është futur në vitin 2013” – tha Ahmeti për Gazeta JNK.
Megjithatë, të dy punimet ndodhen ende në CV-në e profesorit të botuar në faqen e Universitetit të Prishtinës.
Profesorja e rregullt Justina Shiroka-Pula e cila është bashkautore me Skënder Ahmetin në punimin “The Impact of Portfolio Diversification in the Performance and the Risk of Investments of Kosovo Pension Savings Trust” nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara. Avancimi i saj i fundit ka ndodhur në vitin 2004, kështu që ky punim nuk ka mundur të luajë rol në avancimin e saj.
Asistenti Gentrit Berisha ka sqaruar se “në kohën kur është botuar punimi, nuk ka ekzistuar vetëdija për revista mashtruese, çdo ftesë për botim e ardhur në emaile zyrtare është marrë në mirëbesim”.
Ai e ka mbrojtur cilësinë e punimit, një për të cilin Gazeta JNK nuk ka ngritur ndonjë pretendim.
Për punimin në fjalë Berisha tha “absolutisht qëndroj mbrapa tij, mënyra si është punuar në temën e masterit dhe më vonë në nxjerrjen e këtij punimi janë të parakohshme për kohën”.
Berisha është ankuar për parregullsinë që ka fusha e botimeve dhe ka theksuar se “Fakulteti Ekonomik është pjesë e një nisme të rektoratit për një rregullore që ka për qëllim të përcaktojë kritere për botim, indekse të revistave të paqme dhe kritere për avancim të stafit akademik”.
Paqartësia e kësaj situate sipas Berishës qëndron në atë se “para kësaj i është lënë diskrecionit të kërkuesit shkencor të gjejë revistë për punimin e vet”. Ai ka shtuar se “kjo nuk amniston çfarëdo veprimi të mëhershëm, por shërben për ta krijuar një pasqyrë të qartë të krejt fenomenit”.
S’ka udhëzim institucional për akademikët e mashtruar
Ndonëse të vetëdijshëm që punimi i tyre është në një revistë mashtruese, Ahmeti, Shiroka-Pula dhe Berisha nuk kanë ndonjë udhëzim se çfarë duhet ndërmarrë në rastet kur autorët kuptojnë se revistat janë mashtruese. Pra nuk ka ndonjë qëndrim institucional lidhur me fatin e këtyre lloj të punimeve..
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës JNK lidhur me situatën e krijuar, ndërsa rektorati synon dhënien e një amnistie për të gjitha punimet e deritashme duke u fokusuar në zbatimin e kritereve vetëm për punimet e publikuara dhe avancimet e realizuara gjatë mandatit të rektorit Dema.
Nga rektorati i Universitetit të Prishtinës është përgjigjur prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, prof. Naser Sahiti.
“Ne si menaxhment nuk i trajtojmë kandidatët të cilët në të kaluarën eventualisht janë avancuar me punime të cilat kanë qenë në revista të dyshimta. Këto për ne konsiderohen si raste të mbyllura”, tha Sahiti.
Për të dhe menaxhmentin aktual është e rëndësishme liria e zgjedhjes për të botuar.
“Në parim, çdo individ është i lirë të publikojë aty ku ai e sheh të arsyeshme”, tha Sahiti duke shtuar se “nisur nga ky aspekt, rastet e tilla UP-ja nuk i konsideron si lëndë të cilat ka nevojë të trajtohen”.
Megjithatë, ata u rekomandojnë profesorëve që këto punime që i publikojnë të mos i përdorin për avancim akademik.
“Mirëpo ne i rekomandojmë stafit që punimet e tilla të mos i shfrytëzojë për nevoja të promovimit në karrierën e vet”, tha Sahiti.
Që nga fillimi i vitit 2016 Gazeta JNK ka raportuar një sërë rastesh të publikimeve në revista mashtruese dhe dy raste plagjiaturash, përfshirë edhe botimin e rektorit Dema në një revistë me bazë në Indi, por asnjë masë nuk është marrë deri tash, ndërkohë që avancime të reja po ndodhin. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!