Deklaratat e shumta të bëra nga Qeveria e re e Kosovës për fuqizim të sektorit privat, ka ngritur shpresat e këtyre të fundit se bizneset e tyre do të mund të zhvillohen. Megjithatë, ata kërkojnë që deklaratat e tilla të konkretizohen në përmirësimin e politikave fiskale.
Kompania “Frutex” nga Suhareka është një ndër kompanitë më të mëdha për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike. Kjo kompani ka të punësuar mbi 60 punëtorë.
Pronari i saj, Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani politikat e pafavorshme fiskale kanë dëmtuar ata, dhe se tani presin përmirësim të tyre. Ai rikujton se gati çdo vit flitet për fuqizim të sektorit privat, mirëpo nuk merren masa konkrete.
Gjatë kësaj jave, ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një takim që ka pasur me përfaqësuesit e bizneseve, ka theksuar se Qeveria e Kosovës do t’ju mundësojë bizneseve në Kosovë lehtësira fiskale. Ai ka theksuar se në mesin e përpjekjeve aktuale të Ministrisë së Financave do të diskutohet për uljen e pragut të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për pushimet tatimore.
Po ashtu, Hoti ka premtuar se do të shikohet mundësia e zgjerimit të listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore, më konkretisht të lëndëve të para të cilat nuk prodhohen në Kosovë.
Plaushi vlerëson se marrja e këtyre masave dhe zbatimi i tyre do të ndihmonte bizneset, të cilat rrjedhimisht më pas do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të vendit, në veçanti hapjen e vendeve të reja të punës.
“Mënyra më e mirë do të ishte që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të mos paguhet në doganë, por e njëjta të paguhet kur produkti është final dhe del në shitje”, shton Palushi
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pati deklaruar se ajo çka do të mund të bënin institucionet e vendit për zhvillimin e sektorit privat, i cili është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, është të krijojnë kushte nëpërmjet së cilave sektori privat do të fuqizohej.
Se situata e sektorit privat është në gjendje të rëndë, është thënë edhe në hulumtimin e fundit të Institutit “Riinvest”. Sipas këtij hulumtimi, janë identifikuar 23 barriera në të bërit biznes në Kosovë, duke filluar nga kostoja e lartë e financimit të bizneseve, niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e përkrahjes shtetërore si dhe konkurrenca jo e drejtë e shkaktuar nga evazioni fiskal dhe ekonomia joligjore. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
RCC hap nominimet për gratë sipërmarrëse për vitin 2024 në Ballkanin Perëndimor
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar