Gjatë shtatë vjetëve të Kosovës si shtet i pavarur, autoritetet e këtij vendi dështuan në krijimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Indikatorët ekonomik të Kosovës ishin shumë më të mirë para viteve të pavarësisë sesa pas saj.
Këto janë disa nga vlerësimet që dhënë ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e biznesit. Ata përmendin shumë dështime të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, është dështuar në tërësi lufta ndaj korrupsionit, ekonomisë jo formale evazionit fiskal dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, sipas tyre, nuk është arritur të adresohen problemet kryesore, siç është papunësia dhe varfëria.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se autoritetet e Kosovës kanë mundur të bëjnë shumë më shumë për ekonominë gjatë këtyre shtatë viteve.
“Me shumë pesimizëm, me shumë keqardhje duhet të thuhet që ndoshta gjitha indikatorët ekonomik kanë qenë shumë më të mirë në vitet e para shpalljes së pavarësisë, kjo ndoshta është edhe për shkak të një situatë më të mirë ekonomike në mbarë botën. Janë pikërisht viti 2008 kur ishte përhapur kriza ekonomike globale që Kosova ishte ndikuar”, thekson Zeka.
Si dështim të autoriteteve kompetente, ai gjatë këtyre shtatë viteve e quan edhe privatizimin e ndërmarrjeve publike. Dështim tjetër, sipas Zekës është edhe ngecja e projektit të Termocentralit “Kosova e re”.
“Kemi dështuar në shtyrjen përpara të projekteve të mëdha strategjike të cilat do të krijonin vende të reja të punës dhe në të njëjtën kohë do të mundësonin zhvillimin më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë. Është shtyrë me vite të tëra projekti i ndërtimit të Termocentralit ‘Kosova e re’, pavarësisht asaj se mburremi me atë se kemi 1/3 të rezervave të linjitin në Evropë, ne ende importojmë energji elektrike”, shprehet Zeka.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtim të Avancuara (GAP), Agron Demi thotë për Radion Evropa e Lirë, se me shpalljen e pavarësisë shumë indikatorët ekonomik janë përkeqësuar.
Investimet e huaja të cilat ishin parë si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik, shton ai, kanë shënuar rënie gjatë viteve të Kosovës shtet i pavarur.
“Investimet e huaja direkte janë përgjysmuar në krahasim me periudhën e para shpalljes së pavarësisë, kemi keqmenaxhuar me ndërmarrjet publike, e kemi sjell vendin në një kolaps energjetik pa arritur të ecim asnjë hap përpara sa i përket fushës energjisë. Është dëmtuar tej mase Postë Telekomi i Kosovës duke krijuar miliona euro humbje çdo vit”, shton Demi.
Gjendja ekonomike dhe sociale e qytetarëve nuk u përmirësuar gjatë këtyre viteve thonë ekspertët e ekonomisë.
Projekte të cilat u finalizuan nga Qeveria e Kosovës nuk krijuan mirëqenie më të mirë për qytetarët, thotë Demi. “Me një fjalë do ta përmbledhja veprimin ekonomik të Qeverive të Kosovës. Pas vitit 2008 fokusi kryesor është në shtrimin e asfaltit. Asfalt në rrugët rajonale dhe autostradat që lidhnin Kosovën me vendet e rajonit, e të cilat nuk kanë treguar impaktnë zhvillimin ekonomik të vendit”, thekson ai.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Tani është anëtare e disa mekanizmave ndërkombëtarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar