LAJMI I FUNDIT:

KB Trepça

Info

Trepça është klubi që vjen nga qyteti i Mitrovicës. ‘Xehetarët’ janë një nga klubet më të mëdha në Kosovë.

No posts found

Aktualisht Trepça është pjesë e Superligës së Kosovës dhe një skuadër që lufton gjithmonë për trofe.

Trepça është shpallur kampion i Kosovës tri herë. Në kampionatet 99-00 dhe 00-01, Trepça kishte dominuar basketbollin kosovar.

Për të fituar titullin e tretë u desh të pritet deri në vit 2011.

Trepça pas luftës ka fituar edhe Kupën e Kosovës tri herë.

Ndeshjet si vendas i zhvillojnë në palestrën ‘Minatori’ që ka një kapacitet prej 2.500 tifozësh. Palestra është në renovim tash e disa vjet dhe kjo ka ndikuar edhe në performancën e skuadrës.

Trepça ka një tifozëri të zjarrtë që quhet ‘Torcida’, që është e pranishme në të gjitha ndeshjet.

8999

Lojtarët

Për Trepçën kanë luajtur emra si Besim Braha, Drilon Hajrizi, Artan Mehmeti, Ilir Selmani, Naim Haxha, Fikret Handziq, Ylber Jusufi, Muhamed Thaçi, Senad Delic, Nexhad Spahic, Charles Manga, Davor Halbauer, Davor Kurilić, Jure Lonzancic, Dime Tasovski, Jan Orfila, Haashim Simmons, Ryan Burgart, Frank Butler, Dennis Mims, Jaleel Nelson, Ken Brown etj.

Titujt

Kampion i Kosovës: 99/00, 00/ 01, 10/11

Kupa e Kosovës: 2000, 2004, 2012