LAJMI I FUNDIT:

Trepça mbyll serinë e 15 fitoreve radhazi të Yllit

Trepça mbyll serinë e 15 fitoreve radhazi të Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Trepça ka mundur kampionin Golden Eagle Yllin me rezultat 69:67 (20:14, 21:21, 12:16, 16:16), në javën e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte humbja e parë për Yllin pas 15 fitoreve radhazi, ku kanë edhe pesë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 11 fitore e nëntë humbje.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshje me një seri fantastike 13:1, por mysafirët dalëngadalë u rikthyen, ku çereku i parë përfundoi 20:14. ‘Xehetarët’ sërish e nisën vrullshëm periudhën e dytë, duke qenë disa herë në epërsi deri në 16 pikë, por therandasit sërish u rikthyen për tu mos u dorëzuar dhe pjesa e parë përfundon 41:36.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, ku rezultati ishte i ngushtë dhe asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, derisa pas 30 minutash rezultati në semafor ishte 53:51.

Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jetë vendimtar në këtë sfidë. Luftë e madhe u zhvillua në parket me dëshirën e madhe për fitore, megjithatë në momentet vendimtare, Trepça ishte më e vëmendshme dhe fitoi 69:67, kurse gjuajtja e Rashun Davis të Yllit nuk ishte e saktë në sekondën e fundit.

Më i miri ishte te vendasit ishte Andrew Gordon me 22 pikë e gjashtë kërcime, kurse Davis i mysafirëve shënoi 20 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori