LAJMI I FUNDIT:

Trepça vazhdon me fitore, triumfon ndaj Bashkimit

Trepça vazhdon me fitore, triumfon ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Trepça pas fitimit të Kupës, ka vazhduar serinë e fitoreve në Prince Caffe Superligë. Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin me shifrat 84-87 (18:23, 23:26, 22:19, 21:19), në kuadër të javës së 23-të.

Çereku i parë ishte interesant, ku pas një fillimi të barabartë, mysafirët me një seri prej 0:7, kaluan në epërsi 17:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:23. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe krijuan epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 12 pikë, 22:34, dhe gjatë gjithë pjesës së parë ishin në epërsi, duke shkuar në pushim me rezultat 41-48.


Prizrenasit ishin më të mirë në periodën e tretë, ku barazuan shifrat në 56:56, derisa më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:68. Kjo bëri që fituesi të vendosej në çastet e fundit, ashtu edhe siç ndodhi, por më të vëmendshëm ishin mitrovicasit që vazhduan me fitore dhe triumfuan 84-87.

Te Bashkimi u dalluan Samardo Samuels me 19 pikë e nëntë kërcime, Fisnik Rugova me 16 pikë e tetë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Kendrick Brown me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa mitrovicasit 14 fitore e nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori