LAJMI I FUNDIT:

Will Daniels, MVP i javës së 19-të në Superligën e basketbollit

Will Daniels, MVP i javës së 19-të në Superligën e basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Trepça triumfoi në derbin ndaj Pejës në udhëtim, ku më i miri në parket për mitrovicasit ishte qendra Will Daniels.

Ai për 24 minuta në parket kishte 25 pikë, nëntë kërcime, një asistim, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë. Daniels ishte më i miri i kësaj ndeshje dhe xhiro së 19-të. Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 20 pikë e gjashtë kërcime. Tmusiq dalëngadalë po rikthehet në formën e dikurshme.

Dardan Berisha zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme përballë Bashkimit. Kapiteni i Kosovës ndaj prizrenasve realizoi 29 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, duke qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes dhe ndër më të mirët e kësaj jave.

Ponte Prizreni iu rikthye fitoreve, ku mundi Rahovecin, ndërsa u dallua basketbollisti i Kosovës, Meriton Ismaili. Ai shënoi 28 pikë apo shtatë herë nga tri pikë nga nëntë tentime sa i kishte.

Golden Eagle Ylli vazhdoi me fitore, që ishte e 15-të ndaj Vëllaznimit, ku më i miri ishte kapiteni i therandasve dhe qendra e Kosovës, Gëzim Morina. Ndaj kuqezinjve kishte 13 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Will Daniels (Trepça) 25 pikë, 9 kërcime, 1 asistim

Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 29 pikë, 6 kërcime, 7 asistime

Meriton Ismaili (Ponte Prizreni) 28 pikë, 2 kërcime

Mikaile Tmusiq (Trepça) 20 pikë, 6 kërcime

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 13 pikë, 6 kërcime, 2 asistime


Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori