Bayern Munich
Edhe pse Bayerni e fitoi kampionatin e parë kombëtar në vitin 1932, klubi nuk mori pjesë në Bundesliga gjermane deri në vitin 1963, pasi që vendi ishte i ndarë në dy shtete, përkatësisht në Gjermaninë Perëndimore dhe atë Lindore.
Bavarezët suksesin më të madh e kanë arritur gjatë vitit 2013, kohë kur ishte lojtar edhe mesfushor me tipare sulmuese si shqiptari, Xherdan Shaqiri. Gjatë kësaj kohe, Bayerni ka fituar gjashtë tituj duke përfshirë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën gjermane, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës si dhe Kupën Botërore për Klube.
Bavarezët kanë fituar 55 trofe vendore duke përfshirë 29 tituj të Bundesligas, 19 trofe të Kupës së Gjermanisë dhe shtatë tituj të Superkupës gjermane.
Bayerni e ka fituar pesë herë garën më të madhe evropiane për klube. Njëherazi, klubi i ka fituar një Kupë të UEFA-s dhe një Kupë të Botës për Klube.
Trofetë kryesore
Vendore
Bundesliga (29):1931–32, 1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74, 1979–80, 1980–81, 1984–85, 1985–86, 1986–87, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2018–19.
Kupa e Gjermanisë (19): 1956–57, 1965–66, 1966–67, 1968–69, 1970–71, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1997–98, 1999–2000, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2015–16, 2018–19.
Superkupa e Gjermanisë (7): 1987, 1990, 2010, 2012, 2016, 2017, 2018.
Evropiane
Liga e Kampionëve (5): 1973–74, 1974–75, 1975–76, 2000–01, 2012–13
Kupa UEFA (1): 1995-1996
Botërore
Kupa e Botës për Klube (1): 2013
Rivaliteti
Bayern Munich ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë të përbetuar në futbollin gjerman. I pari është rivali lokal, Munich 1860. Ky rivalitet daton që nga viti 1902 dhe është i njohur si Derbi Munich.
Rivaliteti tjetër i madh është me Borussia Dortmundin, i cili filloi në kohën kur u themelua Bundesliga (1963), përkatësisht njihet me emrin si Der Klassiker.
Rezultati më i thellë ndërmjet këtyre rivalëve ishte ai i vitit 2008, përkatësisht bavarezët triumfuan me rezultat 5-0.
Ndërsa fitorja më e thellë Dortmundi kundër Realit daton në vitin 2013 në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku Borussia triumfoi me rezultat 5-2. Bayerni në të gjitha garat ka fituar 49 herë klasiken gjermane, ndërsa Dortmundi ka 29 triumfe.
Nofkat
Der FCB (The FCB)
Die Bayern
Die Roten
Bavarian
Stadiumi
Stadiumi ka emrin Alianz Arena dhe është shtëpia e klubit që nga viti 2002. Paraprakisht, stadiumi i ekipit bavarez quhet Olympiastadion.
Alianz Arena ka një kapacitet prej 75.000 ulësesh, aktualisht është stadiumi më i madh në Gjermani.
Vlen të theksohet se në këtë stadium luan edhe skuadra tjetër e qytetit, Munich 1860.
Gjatë Kupës së Botës së vitit 2006, ishte mikpritës i gjysmë-finales në mes të Francës dhe Portugalisë.
Gjithashtu në vitin 2012 ishte organizator i finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Bayern Munich.
PO ASHTU LEXONI: Brenda stadiumit të Bayern Munichut (Foto)
Faqja zyrtare e Bayernit.
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame